Grafika më e shpejtë nga AMD-ja me 2 GB memorie

Kompania AMD sot ka filluar shitjen e saj të ATI Radeon HD 4870 X2 me të cilën e ka zënë vendin e parë në garë me NVIDIA-n sa i përket kartelave grafike.
Këtë kartelë e karakterizojnë performansa me të vërtetë të avancuara, pasi që ajo është në gjendje të përpunojë të dhëna me shpejtësi prej 2.4 teraflops derisa shpejtësia maksimale e NVIDIA RSX në PlayStation 3 është vetëm 1.8 teraflops, e në Xbox 360 premton 1 teraflops.
Performansat e kartelës së re grafike HD 4870 X2 janë arritur në mënyrën e dëshmuar të vjetër, merri dy dhe vendosi në një. Domethënë, kjo kartelë është kombinim i dy njësive proceduese të ATI Radeon HD 4800 në një, e si salcë i janë shtuar 2 GB memorie, që është edhe rekordi i asaj që mund të gjendet aktualisht në treg.
Përveç këtyre të dhënave të përsosura, ekziston një ‘performansë’ e cila ndikon negativisht në këtë kënaqësi, e bëhet fjalë për çmimin i cili arrin pothuajse 600 dollarë amerikanë.