HD Ready apo Full HD? Plasma apo LCD? Si të lidhen me PC?Kohëve te fundit të gjithë televizorat me ekran mbi 54 centimetra janë konsideruar si të mëdhenj, kurse sot të gjithë nën 81 centimetra ( 32 inch) konsiderohen si të vegjël. Arsye për të blerë HD televizorë mund të jenë të ndryshëm. Njëri me rëndësi është edhe madhësia. Modelet 42, 46 dhe 50 inch mund të shihen në secilën shitore për teknologji. Modelet klasike me katoda me vështirësi kaluan madhësinë 81 centimetra, dhe gjithçka që kalon këtë diagonale ka kushtuar duke zë vend më shumë se 1 metër katror në dhomë. Zhvillimi i teknologjisë, me paraqitjen e televizorave të rrafshtë, njerzit gjithnjë e më shumë vendosin për televizorë me diagonale të dyfishuar.
Rezolucioni dhe diagonaljaEkranet e mëdhenj sjellin edhe rezolucion më të madh (numër më të madh të pikave). Numrat 1027x768, 1366x768 dhe 1920x1080 janë shifra që do ti hasni në specifikacionin e secilit do televizor modern. Shumica nuk i japin rëndësi këtyre shifrave, mirëpo së bashku me kontrastin janë njëra ndër më të rëndësishmet.

Kontrasti dhe rezolucioni janë ato që japin kënaqësi vizuele.
PAL rezolucioni standard që e kemi shikuar me vite të tëra, nuk ësgtë e mjaftueshme për televizorat me diagonale të madhe. HD display me rritjen e diagonales sjellin edhe rritje të rezolucionit çka do të thotë rritjen e pikselave të vegjël. Në këtë rast, ekrani i madh edhe për së afërmi duket shkëlqyeshëm.
Ekzistojnë rregulla të ndryshme se në çfarë largësie duhet të ulet para ekranit nëse është ekrani ka këtë diagonale apo atë madhësi.
Me siguri keni dëgjuar se para TV nuk duhet të afroheni më shumë se 3 metra edhe pse TV ka diagonale 0.5 metra. Gjeneralisht, deri para disa viteve ka ekzistuar "rregulla" se para televizorit duhet të rrihet larg prej 3 deri 5 diagonale p.sh, nëse TV ka ekran 0.5 metra, largësia që duhet të jetë është prej 1.5 deri 2.5 metra. Nga ana tjetër, plazma dhe LCD televizorat me diagonale prej 50 inch në vete mbajnë specifikacionin se duhet të shikohen prej 1.9 metra, çka është më pak se 1.5 diagonale.
Komentet si "kjo nuk është normale", "do tiu prishen sytë", ka edhe nga ata që mendojnë se duhet të afrohet edhe më shumë. Subjektivisht, mvaret prej jush, se çfarë shikoni dhe prej ku shikoni.
SDTV, 720p dhe Full HDTelevizorët me rezolucion HD Ready, mund të pranojnë sinjal 1920x1080, por ata nuk kanë mundësi të tregojnë rezolucion të tillë por e zvoglojnë në atë rezolucion që kanë mundësi ta transmetojnë.
Shenja HD Ready thjesht do të thotë se TV ka mundësi të pranojë HD Sinjal, por nuk ka garancion se mund të prezantojë një rezolucion të tillë.

Modele të tilla zakonisht vijnë me rezolucion 1024x768 dhe 1366x768, shumë më pak se sa 1920x1080 piksela sa i ka edhe Full HD modelet, por shumë më e mirë se sa rezolucioni i DVD-së (720 x 576) pse PAL standard i cili ka 576 linja.
HD Ready televizorët sipas rregullës kanë rezolucion prej 768 pikave në vertikale, cka do të thotë se mund të tregojnë të gjitha informatat në 720p filmat. Për materiale prej 1080p duhet ekran më i madh me rezolucion prej 1920 x 1080 ose më i madh.
Për dallim nga SD, edhe filmat me rezolucion 720p duken shumë mirë, pa marrë parasysh se në cfarë diagonale apo paneli shikohen.
Cfarë atherë paraqet rezolucioni 1080p?
Rezolucionin 720p i preferohet secilit, por për ata që dëshirojnë një kualitet të lartë atherëb ata duhen të përdorin teknologjinë me rezolucion 1080p. Fotografia është në nivelin e kinemave, dhe në kombinim me zërimin e mirë, atherë lirisht mund të theni se keni kinema shtëpiake.

Fotografia në filmat 1080p me ekran të vecant, për një klasë më të lartë duket më e qartë dhe më e kthellët se sa ao 720p.
Rezolucioni 1920 x 1080 posedon përafërsisht rreth 2 milionë piksela, kurse ai 720p ka rreth një milion piksela. Sa për krahasim, rezolucioni 720 x 576 e cila është standard për DVD material ka më dicka më shumë se sa 400.000 pika, 2 herë e gjysmë më pak se sa 720p dhe deri 5 herë më pak se sa 1080p.
Si duken filmat 720p në 1080p ekrane? Njejt. Nuk ka kurrfarë efekti nëse shikoni filma apo materiale 720p a posedoni TV Full HD. Televizorat me rezolucion të lartë duhet përdorë me rezolucion maksimal apo në të kundërtën ju keni harxhuar vetëm se të holla kot.
Modelet që përkrahin rezolucionin 1366 x 768 dhe 1024 x 768 zakonisht kanë një cmim rreth 50% më lirë se Full HD.
Edhe pse parashihet që HD Ready modelet me kohë do të zhduken nga tregu dhe se do të zëvendësohen me Full HD, mund të thuhet se HD ready janë ideal për ata që nuk kërkojnë shumë, dhe se nuk posedojnë materiale 1080p që në anën tjetër edhe kushtojnë shumë.
Si ta lidhin me PC?Gjëja më e mirë është që HD televizorin të keni HTPC (Home Theatre PC), pak a shumë PC klasik që përdoret në dhomën e ditës. Me siguri secili dëshiron që edhe këta televizorë t’i lidhë me PC nëpërmjet VGA apo HDMI konektorit.
HDMI është zgjidhje më kualitative dhe atë e posedon secili televizor modern. Nëse kartela juaj grafike ka dalje të tillë, ju patjetër duhet të bleni HDMI kabllo. Nëse posedon edhe DVI konektor, mund të bleni DVI -> HDMI kabllo i cili mundëson kualitet të njejtë si HDMi kabllo. VGA dalje mund të përdoret nëse nuk keni asnjë digjital, por duhet të keni kujdes se të gjithë televizorat nuk posedojnë VGA hyrje, shumica i kanë, por jo të gjithë.

Kur lidhet me PC, televizori klasik punon si monitor klasik, ku edhe në Control Panel paraqitet me emrin e saj duke treguar rezolucionin maksimal.
Surfimi në internet, shkrimi apo leximi i mailave si dhe komunikimi nëpërmjet Messengerit merr një pamje krejt ndryshe dhe dimenzion tjetër. Lojat, shikimi i filmave apo dëgjimi i muzikës as që do të komentohet...
Sidoqoftë, disa detaje mund edhe të mungojnë. Rezolucioni i HD televizorit nuk është shumë i madh – në raport me rezolucionin e monitorave të ditëve të sotshme, është edhe shumë i vogël. Monitorat me madhësi prej 17 inch kanë rezolucion 1280 x 800 piksela, 22 inch kanë rezolucion 1680 x 1050, kurse ata 24 inch 1920 x 1200.
Kur athere 1366 x 768 në televizor 32 inch ose 1920 x 1080 mund të jetë problem tek televizorat që kanë diagonale më të madhe se 1 metër. Mirëpo nvse mbani një largësi më të madhe, athere do të jetë gjithcka në rregull.
Windows desktop në Full HD rezolucion mund të ketë edhe një mangësi. Edhe në ekran me madhësi prej 46 inch, ikonat edhe fontet do të jenë shumë të vogla, dhe se me siguri do ta ktheni rezolucionin në 720p.
Problemi nuk qëndron tek televizorat por tek sistemet operative. As Windows as Linux nuk janë të paraparë të përdoren në këso televizorë nga një largësi e tillë. Edhe pse te Windows Vista mund të rriten ikonat dhe shkronjat, prap se prap nuk punon mirë tek të gjitha aplikacionet.
Firefox shumë dobët bën Zoom të tekstitm kurse Internet Explorer punon më mirë, por në të dy rastet deformohet. E njejta gjë ndodh edhe me Live Messenger edhe Google Talk. Si zgjidhje më e mirë është që të zvoglohet rezolucioni.
Plazma apo LCD?Pa marrë parasysh në dallimin e madh të teknologjisë së punës së ekranit, është interesant fakti se kualiteti dhe çmimi pothuaj se është barazuar. Kjo vlen edhe për afatin e përdorimit, ku shpesh përmendet kur bëhet fjalë për plazma televizorët.

Sipas Panasonic, plazmat e fundit pothuaj se kanë arritur LCD modelet dhe gjeneratën e tetë të sah e deklaron në 100.000 orë pune kurse LCD modelet kanë jetëgjatësi prej 50.000 deri 80.000 orë pune. Kësaj shifre nuk duhet ti jipet shumë rëndësi edhe aq shumë pasi rrallë ndonjë televizor që punon më shumë se 4000 orë në vit. Sipas këtij specifikacioni, Plasma dhe LCD televizorët do të fillojnë të humbin kontrastin e tyre pas 10 viteve. Duke marrë parasysh edhe tempon me të cilën po ec teknologjia e fundit, asnjë televizor i ditëve të sodit nuk do të punojë aq gjatë.

Por kur shtrohet pyetja, cilin Plasma apo LCD?
Ajo me të cilën të gjithë bien dakord se Plasma ofrojnë një spektët më të gjerë të ngjyrave, me kontrast shumë më të mirë dhe atë pa probleme kur shikohet nga anash. Mangësia e Plasma është se harxhojnë më shumë energji elektrike dhe ngrohja e tyre, ku është i njohur edhe efketi Burn i cili vjen kur lëmë në ekran fotografi statike për disa orë, posacërisht në 100 orët e para ku edhe duhet të kushtohet më shumë kujdes. Pas 100 orë pune, ekranet bëhen më rezistet ndaj këtyre “Bug” por asnjëherë nuk janë të sigurtë.
LCD ekanat janë më rezistent ndaj efektit “Burn”, harxhojnë shumë më pak energji elektrike, janë më të lehtë dhe mund të vendosen më lehtë në mur. Për dallim nga gjeneratat e para, LCD ekranet kanë këndin e shikimit më të mirë, por prap ky problem është i dukshëm. Në shikim të parë LCD ekranet japin fotografi më të qartë, por pas një kohe të gjatë fotografia fillon të duket si e “sintetizuar me kompjuter”.
Plasma është më e mirë për shumë arsye, por dëshiron të ketë kujdes më shumë. Derisa LCD duhet të ruhet nga pluhuri, Plasma duhet të ruhet nga fotografia statike të mos qëndrojë gjatë sic janë Windows Desktop, Meny të playerave të ndryshëm si dhe shikimi i TV kanaleve që kanë logo të madhe.