Artikuj
Comments: 1 Views: 112
Rating: (4 Votes)
By theDirector3
At January 30, 2008, 03:39:00 PM

Comments: 4 Views: 332
Rating: (8 Votes)
By theDirector3
At January 02, 2008, 10:02:00 PM
Video e javës


   Chinese hacker: No site is safe.  
Diskutimet e fundit
[Today at 12:33:15 AM]

[March 13, 2008, 11:59:45 PM]

[March 13, 2008, 10:22:46 PM]

[March 13, 2008, 10:06:47 PM]

[March 13, 2008, 09:05:10 PM]

[March 13, 2008, 07:21:38 PM]

[March 13, 2008, 04:49:32 PM]

[March 13, 2008, 04:48:03 PM]

[March 13, 2008, 04:25:28 PM]

[March 13, 2008, 03:56:56 PM]
Muzikë

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: HDTV dhe Ultra HDTV - standardet televizive dhe të kinemasë  (Read 13 times)
« on: March 11, 2008, 09:56:51 PM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Sr. Member

****
Posts: 253




HDTV komerciale (High Definition Television) për herë të parë e ka krijuar Nippin Hoso Kyokai japonez në vitin 1969. Mirëpo, ky sistem është i pranuar aty nga fundi i shekullit të kaluar. Unioni Internacional i Telekomunikacionit (ITU-R) nën dokumentin BT.709 ka definuar tri HDTV standarde. Përfshirë këtz 1080i me 1080 linja të gërshetuara aktive, 1080p linja progresive të skenuara, si dhe 720p me 720 linja progrsive të skenuara. Të gjitha standardet përdorin formatin 16:9. Të gjitja standardet e deritanishme kanë specifikacionin ATSC (Advanced Television Systems Commitee) dhe DVB (Digital Video Broadcasting), specifikacionin amerikan dhe atë europian për televizion digjital. HDTV ka mundësi të reprodukojë zërim të "atmosferës së kinemasë" pasi përdorë Dolby Digital (AC-3) format i cili përkrahë 5.1 sistemin surround të zërimit, por edhe me kualitet më të lartë (më shumë se 48 KHz që ofron DVD).

Fillimi:

Televizioni me definicion të lartë është sistem digjital i emetimit të TV sinjalit me rezolucion më të madh se sa ai standard SDTV (Standard Definition Television) formati sic janë NTSC, SECAM dhe PAL. Teknologjinë HDTV për herë të parë e ka prezantuar kompania elektronike "Digital HDTV Grand Alliance" në SHBA gjatë vitit 1990.

Burimet:
Rritja e popullaritetit të ekraneve të mëdhenj dhe projektorave ka kufizuar shumë televizionin standard SDTV. Natyrisht, televizorët memundësi HDTV sinjal nuk do ta përmirësojnë kualitetin e SDTV kanaleve. Për të përmirësuar fotografinë, HDTV televizorët duhet të marrin HDTV sinjal, kurse burimet e sinjalit mund të jenë të ndryshëm. Shumë stacione në SHBA emitojnë HD sinjal nëpër ajër - me antena ose me kabllo. Përmarrjen e këtij sinjali duhet të kemi HD marrës dhe numri më i madh i HDTV e kanë të integruar. Për HDTV televizorët që nuk kanë HD marrës mund të merret nëpërmjet kabllovikut ose të blehet në treg. Kompanitë e Kabllovikut shpesh ofrojnë emitim të HDTV. Kompanitë TV satelitore sic janë DirecTV dhe DishNetëork (që gjenden në SHBA), skyDigital (në Britani, Irlandë dhe Itali), Bell ExpressVU (në Kanada) dhe shumë të tjerë, përdoruësve u ofrojnë HDTV si mbindërtim i televizionit standard. Sistemet e video lojërave sic janë Xbox (vetëm NTSC, xbox 360 dhe Playstation 3 mund të emitojnë HD Sinjal. Si shtesë për Playstation 3 ofrohet edhe marrësi HDTV me emrin PlayTV. Për përdorim të prodhuesve ekzistojnë dy standarde, BluRay dhe HD DVD.

Përparësitë:

Televizioni me definicion të lartë ofron kualitet shumë më të lartë se sa fotografia tek televizioni standard, lëvizje pa ndërprerje, ngjyra më natyrale si dhe mundësia që më shumë hyrje të funksionojnë në të njejtën kohë. Ngjyrat janë më reale, hapsirat ndërmjet skenimit janë shumë më të vogla apo nuk ekzistojnë fare. TV përmbajtja e cila është inçizuar dhe është ruajtur në filmin 35 milimetrik tani mund të shikohet gati se në rezolucion të njejtë në të cilin është fotografuar në origjinal. Gjatë skenimit, 1080 linjat janë të përgjysmuara - 540 të parat janë në frame e parë kurse 540 te tjerat në të dytin. Kjo mundësi ofron shpejtësi prej 50 deri 60 frame për sekondë. Sistemi i zërimit Dolby digital 5.1 surround emitohet nëpërmjet HDTV standard video sinjalit.

Mangësitë:
Ekzistojnë një varg arsye se pse HD kualiteti nuk është thjesht i përhapur. Problemi kryesor është mangësia e burimit HD. Shumë kanale satelitore dhe kabllovike janë vetmë se "kanale me rezolucion të lartë" dhe ato nuk emitohen në HD të vërtetë. Për dallim nga pengesat që manifestohen me një sinjal më të dobët tek tv standard, pengesat tek telvizioni digjital "ngrijnë" fotografinë dhe zërin. Filmat dhe emisionet në televizorët tradicional me definicion standard (kryesisht filmat para viteve 1953) në origjinal janë ruajtur në rezolucion 4:3 proporcion, mirëpo ato kur paraqiten në monitor HDTV, do të kenë hapsira të zbrazta majtas dhe djathtas fotografisë. Shumë shikues nuk janë të kënaqur me këtë paraqitje të fotografisë në ekran dhe kërokojnë të rrisin  të zgjerojnë fotografinë horizontalisht për të mbushur ekranin duke e deformuar atë. Si alternativë, kërkojnë të rrisin fotografinë me anë të Zoom-it, kështu në këtë mënyrë fshijnë edhe përmbajtjet në krye dhe në fund te sinjalit origjinal të tv emisionit.

"HD ready"

"HD ready" paraqet shenjën që tregon se televizorët kaë aftësi të tregojnë fotografi me definicion të lartë. Ky term ka filluar të përdoret zyrtarisht në Europë nga janari i vitit 2005 kur EICTA (European Informatiin Communications & Consumer Electronics Technology Industry Associations) ka pasur kërkesë për këtë shenim. Në SHBA shenja HD Ready mban secili aparat i cili ka aftësi të marrë dhe japë fotografi me definicion të lartë në 720p, 1080i ose 1080p dukë përdorë hyrje analoge (komponent video) dhe digjitale (HDMI - High Definition Multimedia Interface dhe DVI - Digital Visual Interface) por që nuk kanë të integruar HD marrës.

"Ultra High Definition Video"

Super Hi Vision gjitashtu i njohur edhe si UHDV (Ultra High Definition Video), UHDTV (Ultra High Definition Television) ose UHD është formati digjital i cili momentalisht është sygjeruar nga NKH nga Japonia. Specifikacionet kryesore të këtij formati janë: rezolucioni 7680x4320 piksela (rreth 33 megapiksela), proporcione 16:9, 60 f/sek, 22+2 audio kanale (zërimi i radhitur në tri shtresa: 10 kanale në lartësi të veshëvë të dëgjuesit, 9 kanale mbi de 3 nën dëgjuesin plus 2 kanale me frekuenca të ulta). Formati i ri me rezolucion 7680x4320 piksela është katër herë më i gjerë dhe i gjërë (plot 16 herë më shumë piksela) se sa HDTV i tanishëm e cila ka rezolucion 1920x1080 piksela.



Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  


Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, teknologjia, interneti, programim, harduer, softuer, filma, programe, lojra.
Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization.