Intel anashkalon Vistan

Inteli në zyrat e veta nuk planifikon të shfrytëzojë sistemin operativ Windows Vista, por do të mbetet në XP derisa nuk të del trashëguesi i Vistas. Ky veprim nuk është një goditje e madhe financiare për Microsoftin, por reputacioni i Vistas është shkatërruar edhe më shumë.
Sipas lajmërimit të brendshëm, tek i cili kanë arritur gazetarët e portalit The Inquirer, Intel nuk planifikon të përdorë Windows Vistan në zyrat e tij.
Në rast se ky informacion del të jetë tërësisht i saktë, ai do të mund të ishte një nga goditjet e mëdha për Vistan - e cila prej daljes së saj në shitje më shumë po përballet me kritika sesa me lavdërime.
Intel është kompania me qasje në kodin e sistemeve të Windows dhe ka marrë pjesë në përpunimin e një pjesë të caktuar të këtij sistemi operativ, dhe si rrjedhojë ata dinë më shumë se shfrytëzuesi mesatar afarist, prandaj mund të konkludojmë se vendimin e kanë bazuar edhe në ato informata.
Tani për tani Intel do të mbajë të vërtetuarin Windows XP, derisa planifikon të kalojë në trashëguesin e Vistas, i cili tani për tani njihet me emrin Windows 7.