
Kompania Intel ka blerë domainin netbook.com, dhe siç njohton kjo kompani, ajo ka plane të mëdha për këtë domain. Momentalisht, nëse shkruani netbook.com ju do të redirektoheni tek faqja e intel, gjegjësisht tek faqja që dedikohet për Intel Atom procesorin.
Në të ardhmen, Intel siç duket këtë faqe do tia dedikojë laptopave të bazuara në procesorë Atom. Intel dëshiron që në një vend të vetëm të ketë të gjitha të dhënat për prodhimet me rëndësi, siç janë netbook modelet.