Intel me web faqe të re

Intel ka fiilluar me një web faqe të re me qëllim që ti ndihmojë prodhuesve të përmbajtjeve vizuele dhe të lojave që të krijojnë softver për procesorat e tyre grafik. Gjenerata e ardhshme e Intel, Larrabee, një chip grafik që duhet të bëhet pjesë e këtij projekti. Në kumtesën e saj zyrtare, Intel ka njohtuar se duke përkrahë serinë Intel 4 të chipsetit që është prezantuar në Computex, ka krijuar edhe Intel Visual Computing Developer Community, resurs teknik i cili do të ndihmojë të krijojë grafika inovative dhe video aplikacione. Intel 4 seria përfshinë G45 Express chipset dhe GMA X4500HD grafikën me përkrahje të integruar të Blu ray 1080p.