Pas ankesave të gjata të shfrytëzuesve për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të celularit iPhone, duket se gjërat po ndryshojnë shpejt. T-Mobile në Austri do të mund të bëhej i pari në botë që ofron 3G iPhone, derisa Vodafone ka nënshkruar marrëveshje me Apple për shitjen e iPhone në dhjetë shtete të reja.Tregjet e reja në të cilët iPhone do të jetë në shitje janë Australia, Çekia, Egjipti, Greqia, Italia, India, Portugalia, Zelanda e Re, Republika Jugafrikane dhe Turqia. Bëhet fjalë, natyrisht, për versionin aktual të iPhone, sepse 3G iPhone ende është në fazën e thashethemeve.
Mirëpo kjo nuk ka parandaluar pothuajse të gjitha mediat të publikojnë informata se versioni i ri i iPhone, me mbështetje për 3G, do të paraqitet së pari në Austri, nën operatorin T-Mobile.
Duke marrë parasysh se për momentin nuk ekziston asnjë informacion zyrtar për versionin e ri të iPhone, edhe këtë lajm nuk duhet marrë tepër seriozisht.
www.apple.comp.s: po flitet qe iphone 3G ka me dal n`qershor: nder te tjera ka mi pas t`integrun
firmware 2.0 OS, ka mu kon ma i holl se i vjetri (2.5mm), ka mi pas disa opcione te kamera si p.sh mi rrit drriten, negative, sephia etc (te cilat opcione telefonat tjer i kan qe moti) , Bluetooth tash ka perkrahje t`plot dmth mundesh me dergu dhe me pranu fajlla nga telefonat tjer (jo veq iphone to iphone) dhe qmimet nuk kan mu rrit po kan mu kon t`njejta qysh jon tash
8GB ($399), 16GB ($499) e ndoshta dhe monstrumi 32GB ($599) <- i cili nuk osht i konfirmun hala e shum e shum sene tjera.
mbetet te shihet qka ka me ndodh
