Video e javës


   A e dini se? 3.0.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:57:04 AM]

[Today at 02:04:05 AM]

[Today at 02:02:02 AM]

[Today at 01:51:52 AM]

[January 07, 2009, 11:52:47 PM]

[January 07, 2009, 10:21:24 PM]

[January 07, 2009, 10:02:59 PM]

[January 07, 2009, 10:00:02 PM]

[January 07, 2009, 08:58:17 PM]

[January 07, 2009, 07:20:10 PM]

[January 07, 2009, 06:58:15 PM]

[January 07, 2009, 06:29:42 PM]

[January 07, 2009, 06:29:09 PM]

[January 07, 2009, 04:59:36 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: iPhone i ri 3G  (Read 722 times)
« on: June 11, 2008, 02:52:16 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member

*****
Posts: 1089



iPhone i ri 3G

Apple ka paraqitur iPhone-in e ri të përmirësuar sipas standardeve 3G, me lidhje më të shpejtë në internet dhe navigim satelitor, dhe atë me çmim më të lirë, prej 200 dollarësh. Qëllimi i kompanisë është që deri në fund të vitit të shes 10 milionë pajisje të tilla.

Analistët kanë vlerësuar se Apple ka zvogëluar çmimin e pajisjes së tyre multimediale dhe e ka përmirësuar sipas të ashtuquajturave standarde 3G, gjeneratës së tretë të telefonave celularë, për ta përmbushur qëllimin e kompanisë për të shitur 10 milionë iPhone deri në fund të vitit 2008.

Modeli iPhone prej 8 gigabajt do të shitet për 199 dollarë nga 11 korriku i këtij viti, ka lajmëruar Apple. Modeli prej 16 gigabajt do të kushtojë 299 dollarë.

Shitja e iPhone do të fillojë njëkohësisht në 22 shtete të botës.

Apple ka nënshkruar marrëveshje me operatorët e telefonisë mobile në gjithsej 70 shtete, të cilët do të mbështesin iPhone-in e ri.

AT&T, operator ekskluziv për celularin multimedial të Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pohon se parapagimi i tij mujor për iPhone do të fillojë me 39.99 dollarë, plus 30 dollarë për bartje të pakufizuar të dhënave. Kjo është 10 dollarë më shtrenjtë nga parapagimi më i lirë për gjeneratën e parë të iPhone.

Futjen e Applet në tregun e telefonave celularë e kanë përcjellë ankesat për shkarkim të ngadalshëm të dhënave nga interneti apo dërgimi i fotografive me anë të e-mailit tek gjenerata e parë e iPhone, prandaj Apple paralajmëron se iPhone i ri 3G do të jetë dyfish më i shpejt.

Njeriu i parë i kompanisë Steve Jobs e ka paraqitur këtë iPhone të ri në konferencën e Applet ‘Worldwide Developers’ në San Francisco.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #1 on: June 11, 2008, 07:08:59 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 832



AT&T will be offering the iPhone with its standard voice plans, which start at 40 US dollars. Additional 3G data plan is needed in order to make use of the 3G/HSDPA internet browsing - those plans start at 30 US dollars. So in US you are looking at 1680 US dollars minimum additional fees just to enjoy the iPhone 3G. If those 3G plans are optional, then it's 960 US dollars. Add to that the 199 US dollars initial price and you are all set with a Black market-ready 1200 US dollars iPhone 3G 8GB.

Lexoni krejt artikullin  Ketu


Ne Iphon-in e par ki mujt mi aktivizu pi shpis (me jap bajagi pare) < gje qe tregu i zi nuk e ka bo,po fill e kan qblloku me "ZiPhone"
e tash Iphone 3G nuk mundeni mi aktivizu prej shtepis ose mi porosit po duhet mi aktivizu menjeher si ta blen ( mi lidh kontraten me AT&T qe kushton edhe ja 200$ e lart)
Iphone 3G sipas mendimit tam ka mu vanu bejagi em ardh ne Kosove edhe ka mu kon qmimi minimum 350 euro per versionin 8GB

shum keq nese osht kshtu puna, ishalla ja gjejin qaren gjinja qysh mi shpernda po me ket qmim ne "Tregun e zi"
« Last Edit: June 11, 2008, 07:14:35 PM by easy4bendi » Logged

Re-calculating
« Reply #2 on: June 13, 2008, 10:29:06 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member

*****
Posts: 1089



Apple ka prezantuar modelin e ri të iPhone. Risia kryesore është përkrahja për 3G teknologjinë, pastaj GPS moduli si dhe 8GB memoria, çmimi i cilit kushton përgjysmë nga burimi - 199 dollarë. Modeli me 16 GB kushton 299 dollarë. Vlen të përmendet kamer e cila për fat të keq është vetëm 2 megapiksela.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


graphics by MakeItSimple Studios. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.