Video e javës


   A e dini se? 3.0.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:57:04 AM]

[Today at 02:04:05 AM]

[Today at 02:02:02 AM]

[Today at 01:51:52 AM]

[January 07, 2009, 11:52:47 PM]

[January 07, 2009, 10:21:24 PM]

[January 07, 2009, 10:02:59 PM]

[January 07, 2009, 10:00:02 PM]

[January 07, 2009, 08:58:17 PM]

[January 07, 2009, 07:20:10 PM]

[January 07, 2009, 06:58:15 PM]

[January 07, 2009, 06:29:42 PM]

[January 07, 2009, 06:29:09 PM]

[January 07, 2009, 04:59:36 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Ipko: Shfrytëzim dhe dërgesa rekorde te mesazheve MMS  (Read 373 times)
« on: May 29, 2008, 05:38:43 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member

*****
Posts: 1089



Ipko: Shfrytëzim dhe dërgesa rekorde te mesazheve MMS

Më shumë se dy milionë mesazhe multimediale (MMS) janë dërguar brenda një muaj nga konsumatorë e IPKO, duke dëshmuar kështu popullaritetin e këtij shërbimi si dhe afinitetit e kosovarëve për të shfrytëzuar mundësitë bashkëkohore që ofron telefonia mobile.

Shërbimi i MMS i ofruar nga IPKO, përmes të cilit mundësohet dërgimi i mesazheve që përmbajnë jo vetëm tekst por edhe foto, xhirime si dhe muzikë, sipas një komunikate për media të dërguar nga ky operator, shënoi një rekord në përdorim që deri me tani ka qenë i panjohur për tregun kosovarë të telefonisë mobile.

Gjate fazës testuese të shërbimit të MMS, që zgjati rreth gjashtë muaj, më shumë se 100 mijë konsumatorë, kanë konfiguruar dhe përdorur ketë shërbim të vlerës së shtuar- sërish numër ky rekord i përdoruesve për tregun vendor të deritashëm.

Gjatë fazës testuese, sipas kësaj kompanie, është vërtetuar se shërbimi nuk ka pasur probleme të theksuara teknike dhe se edhe ato që janë paraqitur është arritur të rregullohen dhe tashmë ky shërbim funksion pa asnjë problem teknik.

Gjatë fazës testuese shërbimi ka qenë pa pagesë për të gjithë konsumatorët, me qëllim që ata të mos ngarkohen financiarisht derisa kjo teknologji të jetë duke u testuar, si dhe për të ju ofruar konsumatorëve që të njohin shërbimin e ofruar, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të monitorimit teknik të shërbimit MMS, nga data 1 qershor ky shërbim do të komercializohet.

Duke pasur parasysh përdorimin e madh të këtij shërbimi nga konsumatorët tanë, IPKO ka vendosur që çmimi për dërgimin e një MMS brenda Kosovës të jetë dyfish më i ulët se ofertat tjera në treg, duke kushtuar vetëm 10 cent. Gjithashtu, konsumatorëve do të ju mundësohet që mesazhet multimediale t’i dërgojnë edhe ne e-mail të miqve të tyre, përveç ne telefonat mobil.

IPKO, gjithashtu është duke dizajnuar platformën që mundëson shikimin e MMS-ve në internet nga personat që kanë pranuar MMS brenda dhe jashtë vendit, por që këtë shërbim nuk e kanë të konfiguruar në telefonin e tyre mobil.

Për të gjitha informatat tjera të rëndësishme rreth shërbimit të MMS, konsumatorët mund te vizitojnë ueb faqen e korporatës, www.ipko.com apo të thërrasin ne Qendrën e Thirrjes së IPKO në numrin 049-700 700 dhe 038- 700 000.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


graphics by MakeItSimple Studios. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.