
Seria Xacti e prodhuesit japonez të elektronikës shpenzuese Sanyo është më e pasur edhe me një ekzemplar tërheqës, modelin kompakt të kamerës me emrin DMX-HD800.
Pas modelit me shenjën HD700, Sanyo ia paraqet publikut trashëguesen e tij, kamkorderin kompakt Xacti DMX-HD800 720p. Çipi i integruar optik me tetë megapiksela mundëson incizimin e rezolucionit maksimal 720p, dhe atë me përdorimin e video kodekut AVC/H.264. Pos video regjistrimeve, kamera është në gjendje të bëj edhe fotografi me rezolucion maksimal prej tetë megapikselësh.
Për ruajtjen e materialeve të incizuara Xacti DMX-HD800 720p shfrytëzon qasjen SD/SDHC, respektivisht kartela përkatëse të memories.

Nga tabori i kompanisë Sanyo pohojnë se është përmirësuar shumë bartja e të dhënave në kompjuterin personal, mirëpo nëse na pyet ne, fuqia më e madhe e këtij kamkorderi definitivisht është rezolucioni HD në këtë shtëpizë të lezetshme.
Sanyo Xacti DMX-HD800 720p është paraqitur në variantin e shtëpizave me ngjyrë ari, rozë dhe të zezë, derisa kjo pajisje do të vjen me çmim prej 460 dollarësh.
www.sanyo.com