Kamkorderi JVC upload në YouTube

Mbishkrimi në këtë kamerë të firmës "Victor" tregonë plotësisht për çka mund të përdoret. Modeli JVC Everio S GZ-MS100 ofron mundësinë e dërgimit (upload) të videos së inçizuar në servisin e YouTube. E tërë procedura bëhet në 2 faza. E para me shtypjen e butonit "upload", gjatësia e videos kufizohet në 10 minuta (kufizimi i YouTube). Në fazën e dytë kamkorderi lidhet me PC nëpërmjet USB dhe duke shtypur përsëri butonin "upload", video automatikisht bëhet upload në Youtube. Kamkorderi përdor SD kartela, Konica Minolta optikë (35x zoom) dhe posedon teknologjinë Gigabrid Engine me 6 sisteme. Do të kushtojë rreth 350 dollarë.