Katër televizorë të rinj HD LCD nga Sony
Sony ka paraqitur katër LCD të ri superior nga seria BRAVIA, që të katërtit me rezolucion HD (High Definition) prej 1080 p dhe një varg lidhjesh të ndryshme.

LCD-të e rinj ndajnë emrin BRAVIA W4000, dhe vijnë me diagonale të ekranit prej 32, 40, 46 i 52 inçësh. Të gjithë kanë rezolucion 1080 p, kënd të pamjes prej 178 shkallës, DVB-T tuner, port VGA, tri hyrje HDMI dhe mundësi të shfletimit të fotografive drejtpërdrejt nga USB-ja.
Në ta gjenden edhe teknologjitë e kompanisë Sony, Picture Frame Mode, BRAVIA Engine 2, BRAVIA Sync, XMB port, dhe 24p True Cinema. Modeli më i vogël prej 32-inçësh megjithatë nuk i ka të gjitha ato që i kanë edhe vëllezërit e tij më të mëdhenj, e këtu theksohet mungesa e panelit 10-bitësh i cili mundëson ndryshim më të mirë gradual të ngjyrave.

Të dhënat tjera dhe çmimi nuk janë të njohura për momentin.
www.sony.com