
Tregu kinez i softuerëve është më i keqi në botë sa i përket përdorimit të versioneve të licencuara të softuerëve. Në luftë kundër këtij fenomeni me masa shtesë përfshihet edhe qeveria kineze.
Sipas urdhëresës më të re të ligjvënësve kineze, të miratuar muajin e kaluar, të gjitha internet kafetë duhet që menjëherë të zëvendësojnë sistemet operative të paligjshme me ato të ligjshme. Pronarëve të këtyre objekteve u është ofruar të blejnë ose kopjet e ligjshme të Windows, apo në kompjuterët e tyre të instalojnë distribucionin Red Flag nga Linux. Pikërisht të dytin e rekomandojnë në taborin e ligjvënësve kineze, derisa sistemi është përpunuar nën aranzhmanin e tyre.
Për fat të keq, sikurse në segmentet tjera, edhe kjo urdhëresë funksionon vetëm në letër sepse pronarët e shumtë të internet kafeve raportojnë se përfaqësuesit e qeverisë i shtyjnë ata që në kompjuterët e tyre të instalojnë Linux Red Flag, e për të madje duhet të paguajnë nga 560 euro për licencë.
“Më kanë hyrë në internet kafe dhe në 13 kompjuterët të cilët i posedojë me dhunë kanë instaluar Red Flag Linux, si dhe më kanë shtyrë të paguaj nga 5.000 juan për licencë, dhe atë përkundër faktit se kanë qenë të instaluar versionet e ligjshme të Windows XP”, ka thënë një pronar anonim i internet kafesë për agjencinë e lajmeve Radio Free Asia.
Në të njëjtën kohë, burime të pavarura kineze tërheqin vëmendjen se qeveria kineze në distribucion e Linuxit në fjalë kanë futur gjëra shtesë të cilat do t’i mundësojnë mbikëqyrje dhe përcjellje më të thjeshtë të kinezëve.