Prodhuesi i celularëve Samsung në ka lansuar në Britani të Madhe edhe një model të ri. Kjo ngjarje nuk do të ishte edhe aq e rëndësishme po të mos ishte i përcjellë me një fushatë "të çmendur" mediale. Blini celular dhe do të fitoni llak për thonjtë tuaj. Prej nga ju vijnë more këto ide?!Celulari i ri i emëruar Belle është ridizajnim i atij SGH-G600 i cili që nga fundi i vitit të kaluar është i pranishëm në treg. Specifikat e telefonit janë solide. Ai posedon kamerë prej 5-megapikselësh, memorie që mund të zgjerohet dhe MP3 player të integruar.
Pajisja vjen në ngjyrë vjollce, dhe qartazi synon publikun femëror, sepse në Britani të Madhe me blerjen e pajisjes fitoni tri llake për thonj ekskluzivisht në ngjyrë vjollce, ashtu që thonjtë të janë krejtësisht të koordinuar me telefonin.

Është e qartë që tregu i celularëve është përplot dhe prodhuesit duhet të ofrojnë gjëra shtesë që të mund të tërheqin blerës, mirëpo kjo është diçka me të vërtetë bizare. Kur një herë të lyeni thonjtë me ngjyrë vjollce për t’i përshtatur me celularin, do të duhet të blini edhe rroba ngjyrë vjollce, sepse thonjtë duhet t’i përshtaten veshjes, e më pas edhe çanta e këpucët? Industria e modës do të mund të përfitojë, derisa gjinia femërore do të fillojë të duket si domate.