Kompjuter me ekran të ndjeshëm në prekje

Të martën në Berlin ka filluar konferenca e Hewlett Packardit, ‘Connecting Your World’, në të cilën kompania paraqet produktet për shfrytëzuesit nga regjioni EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë). Në mesin e serisë së produkteve të HP-së theksohet desktopi të-gjitha-në-një (All-in-One) i ndjeshëm në prekje.
HP TouchSmart All-in-One në fakt është i madh, me ekran 22-inçësh në të cilin është vendosur kompjuteri komplet, derisa në aplikacionet multimediale qasja është e ngjashme me aplikacionet e celularit iPhone.
Kështu, me prekjen me gisht, mund të udhëhiqni me fotografi, muzikë, video materiale, internetin, televizionin, etj. Pajisja përmban procesor IntelCore 2 Duo, derisa ka të integruar DVD burner, WLAN si dhe teknologjinë Ambient Light e cila i mundëson kompjuterit të ndriçojë në terr.
Në treg (jo në tonin) arrin në muajin gusht të këtij viti, derisa çmimi i rekomanduar është 1.399 euro.
Pos TouchSmart, HP ka paraqitur njëmbëdhjetë laptopë dhe ekranin LP2480xz, që u dedikohet personave të cilët merren me grafikë, i cili shfaqë mbi një miliard ngjyra, derisa HP këtë pajisje e ka zhvilluar në bashkëpunim me studion filmike DreamWorks.
Më shumë info
www.hp.com