
Dell ka paraqitur një kompjuter jashtëzakonisht simpatik të emëruar Studio Hybrid, i cili nga desktopët klasik dallon për dimensionet e tij të vogla dhe çmimin relativisht të arsyeshëm.
Prodhuesi amerikan i kompjuterëve Dell me modelin e tij të ri Hybrid Studio planifikon që drejtpërsëdrejti të konkurroj kundër kompjuterit miniatural Apple Mac. Emrin e tij Hybrid e bart për shkak të “përkujdesjes” ndaj mjedisit, në fakt, hibrid asocion në automjetet të cilët amerikanët i shohin si kontribut i madh në ruajtjen e mjedisit. Hybrid nga Dell më së shumti e ruan mjedisin me shpenzimin e ulët të energjisë në krahasim me deskopët tjerë mesatarë, dhe atë 70 për qind më pak sesa që është mesatarja. Në të njëjtën kohë, kompjuteri vjen në paketimin i cili nuk përmban materiale të cilat nuk pranohen ekologjikisht dhe ai mund të riciklohet 95 për qind.
Dimensionet e tij Studio Hybrid i ka përshtatur për komponentët e dizajnuara për laptopë, që prej diskut të fortë e deri tek lexuesi optik. Për shkak të këtyre dimensioneve vuajnë edhe vet performansat e këtij kompjuteri të cilat mund të krahasohen me ato të laptopëve, por jo edhe me desktopë.

Në versionin bazë Hybrid kushton 499 dollarë amerikanë, mirëpo komponentët e shumtë si WiFi adaptori, lexuesi Blu-ray, tastiera dhe miu pa tela si dhe opsioni i TV tunner janë ato të cilat duhet të paguhen shtesë. Në krahasim me desktopët e lirë, Studio Hybrid nuk paraqitet si një blerje e mirë, mirëpo dimensionet e tij, dizajni dhe pedigreja ekologjike sigurisht që do t’i pëlqejnë shumëkujt.
www.dell.com