LED projektor 100 gramësh nga Toshiba

Projektori LED i madhësisë së një celulari më nuk është një gjë shumë e rrallë, mirëpo Toshiba e ka bërë një hap më tutje duke zvogëluar masën e projektorit të saj i cili së bashku me bateritë peshon gjithsej 100 gramë.
Në treg ekzistojnë projektorë të ndryshëm miniatural e madje edhe celularë me projektorë të integruar, megjithatë të gjithë ata dallojnë nga ai i Toshibas sipas masës së tyre.
Dimensionet e projektorit të vogël nga Toshiba janë gjithsejtë 45 x 17 x 100 milimetra dhe fillimisht ai u dedikohet shfrytëzuesve të cilët komunikimin mobil dëshirojnë ta ngritin në një nivel të ri, me fotografi kualitative LED.

Me kësi lloj projektorësh të vegjël shfrytëzuesve do tu mjaftojë një telefon celular me mbështetje për PowerPoint. Projektorët e lidhur në kompjuterë sipas të gjitha gjasave po bëhen pjesë e së kaluarës sonë. Edhe modeli i Toshibas ff1 është paraqitur si ide në vitin 2006, por puna e tij është prezantuar në panairin e sivjetmë të IFA-s në Berlin.