Microsoft: Deri më 2014 mbështetje për Windows XP

Gjiganti softuerik amerikan, Microsoft do të ofrojë mbështetje teknike deri në muajin prill të vitit 2014 për sistemin e tij operativ Windows, fundi i komercializimit i të cilit është paralajmëruar për 30 qershor të këtij viti, ka njoftuar kompania.
Vazhdimi i ofrimit të mbështetjes teknike, siç ka paralajmëruar Microsoft, do t’iu mundësojë shfrytëzuesve të instalojnë Windows XP-në edhe në kompjuterë të rinj.
Shfrytëzuesit, megjithatë do të duhet që ngadalë të kalojnë në sistemin e ri operativ Windows Vista, i cili, gjithashtu, do të zëvendësohet me sistemin e ardhshëm Windows 7, ka njoftuar Microsoft.