Microsoft liron çmimin e Vistas gati përgjysmë
Prodhuesi amerikan i softuerëve Microsoft ka njoftuar se do të lirojë çmimin e paketës së sistemit operativ Windows Vista.

Lirimi ka të bëj më versionet Windows Home Basic, Home Premium dhe Ultimate.
Shfrytëzuesit për më pak para do të marrin të gjitha përshtatshmëritë e paketës dhe mundësinë e bartjes në kompjuter tjetër, si dhe mbështetjen teknike të Microsoftit, kanë njoftuar agjencitë.
"Kompania me këtë u përgjigjet kërkesave të shumta për lirim të çmimit të këtij sistemi operativ dhe që ai të jetë në dispozicion për popullatën e gjerë", ka njoftuar njësia për klientë e Microsoftit.
Shfrytëzimi i sistemit Windows Vista u mundëson shfrytëzuesve kërkim më të shpejtë të dhënave, efektshmëri më të madhe gjatë punës dhe siguri më të mirë të kompjuterit e të dhënave.