Mini televizor për nën dush

Linja e televizorëve Bravia nga kompania Sony zgjerohet deri në banjë. Modeli i fundit rezistent ndaj ujit u dedikohet atyre që me të vërtetë nuk mund të bëjnë pa serinë e tyre të preferuar.
Sony Bravia XDV-W600 është një televizor i vogël me ekran të diagonales prej 4 inçësh dhe rezolucion 272x480 piksela, derisa është në gjendje të shfaq 6.7 milionë ngjyra. Ka radio të integruar AM/FM radio dhe 2 GB të memories së brendshme, përderisa kënaqësia do të zgjasë 23 orë, sepse po aq kohë do të arrin ta mbajnë dy bateri rimbushëse AA.
Pajisja është tërësisht rezistente ndaj ujit, atë mund ta mbani në thellësi deri në një metër me kohëzgjatje prej tridhjetë minutash, e nëse kënaqeni duke shikuar televizion në guaskë, sigurisht do tu pëlqen fakti se lundron mbi ujë. Përsosmëri.
Çmimi është rreth 368 dollarë, që nuk është edhe ndonjë çmim shumë i madh për një pajisje kaq të lezetshme e praktike.
www.sony.com