*

Lajme

May 08, 2012, 02:30:00 AM

May 08, 2012, 12:45:50 AM

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Në SHBA, qyteti i parë që ecën me erën  (Read 989 times)
« on: August 12, 2008, 06:47:03 PM »
wWw.AlbWzone.coM
searcH Offline
Hero Member

*****
Posts: 1189




Quhet Rock Port qyteti i parë i Shteteve të Bashkuara, i furnizuar plotësisht me energji nga era.
Lokaliteti i vogël mes Missourit dhe Mississippi, numëron 1.300 banorë, afërsisht aq sa mund të mirëpresë një vend i vogël italian mes malesh.

Gjithë energjia vjen nga era. Në fushat pak metër larg qendrës së qytetit janë vendosur 4 turbina me helika Suzlon, secila me 1.25 megawat që furnizojnë me energji 16 gigavator në vit.

Në këtë mënyrë do të jetë e mundshme të përdoret 100% energji e pastër për të furnizuar shtëpitë, shkollat, ndërtesat publike dhe komerciale.

Era në shitje

Por jo vetëm: në fakt nevojat totale vjetore për qytetin rrotullohet rreth 13 gigaëattora,

ndërkohë që rendimenti i turbinave arrin deri në 16 gigaëattora. Tre gigawat në avancë do të shiten në një ndërmarrje publike ose do të përdoren diku tjetër.

Helikat duken një punë e mirë të paktën në këtë fushë. Për këtë janë të bindur edhe kërkuesit në fushën e burimeve të tjera të energjisë në universitetin e Missourit.

Janë 75 helika të shpërndara në rrethinat e Rock Port dhe sipas specialistëve, vetëm taksat e paguara nga Wind Capital Group, shoqëri në krye të menaxhimit të ‘fermave të erës’ në këtë zonë, do të prodhojnë më shumë se 1 milionë dollarë në vit, që do të përfundojnë në shtëpitë e kontesë.

Plantacionet e së ardhmes

Edhe shoqëri të tjera prodhuese të energjisë me helika po drejtohen këtu për krijimin e impianteve të reja. Sipas një harte të publikuar nga departamenti i energjisë verilindja e shtetit të Missourit ka mundësitë më të larta në këtë fushë se gjithë vendi, sepse këtu ka shumë erë dhe vendet e përshtatshme për vendosjen e turbinave.

Zgjidhja e të ardhmes do të jetë era dhe për këtë ekspertet janë të sigurtë. Dhënia me qira e helikave përshembull mund të arrijë nga 3-5 mijë dollarë, një marrëveshje shumë frytëdhënëse.
Logged

wWw.albWzone.coM

|||| Movies |||||||| Music |||||||| Appz |||||||| E-Books |||||||| Games ||||  Filma Te perkthyer ne shqip ||| etcc... |||
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.