
Pas lajmit të gëzur së gjetjes së ujit në Mars, NASA lajmëron se sonda Feniks ka rastisur në një kripë të qujatur Perklorat, gjë kjo që shton e mundësinë që në planet të ketë pasurjetë dhe ul atë të jetës në vazhdim.
Perklorati është një material toksik që është përdorur për karburantet e raketave por shkencëtarët thanë se prania e tij nuk e pakëson mundësinë që në Mars të ketë ose të ketë pasur dikur jetë. Ajo është një substancë e rrezikshme që përdoret në fishekzjarre apo në çantat e ajrit të makinave. Kimikati gjendet edhe këtu në tokën tonë kryesisht në klima shumë të thata, si në shkretëtirën Atakama të Kilit, ku toka i ngjan asaj të Marsit.
Por, sipas shkencëtari Sam Kounaves i Universitetit Turfs, gjetja e substancës nuk do të thotë që në Mars nuk mund të ketë jetë. “"Ka një numër të madh bimësh që përqëndrojnë perkloratin dhe rriten në praninë e tij deri në një farë niveli. Ka shumë bakterje që përdorin perkloratin në metabolizmin e tyre. Pra është një kimikat i dobishëm për shumë organizma, tha ai.