Nascar 09

Kompania EA ka paralajmëruar verzionin e saj të ri të lojës Nascar 09 për PS2, PS3 dhe XboX. Siç njohton kompania Electronic Arts, kjo lojë posedon shumë karakteristika adaptive që do të mundësojë që ta luajnë të gjitha moshat. Tek ky verizion i ri, lojtarët mund ta rregullojnë automobilin sipas dëshirës. Në faqen e parë gjendet vozitësi i Nascar Jeff Gordon. Loja posedon dy regjime, atë normale dhe profesionale. Kjo lojë gjithashtu mund të luhet edhe online ku do të keni si kundërshtarë vozitës të tjerë.