
Të gjithë e kanë të qartë se Nintendo me krenari qëndron në fronin e konzolave të lojërave, e si dëshmi për këtë nga tabori i këtij gjiganti nga Kyoto kanë vendosur të publikojnë edhe shifrat konkrete.
Profiti i kompanisë Nintendo është rritur gjatë vitit të kaluar për hiq më pak se 47.7 për qind (2.5 miliardë dollarë amerikanë), që në radhë të parë është shkaktuar nga popullariteti i jashtëzakonshëm i konzolës së saj të lojërave Wii, konzolës së dorës DS dhe harduerit përkatës.
Përkundër ngadalësimit të ekonomisë globale, industria e videolojërave ka bërë tregti jashtëzakonisht të suksesshme, që dëshmojnë edhe të dhënat e publikuara. Strategjia e afarizmit të Nintendos e cila është e drejtuar kah lojtarët fillestarë dhe atyre profesionistë është shpaguar majmë, si në planin financiar po ashtu edhe kundër konkurrentëve të drejtpërdrejt si Sony e Microsoft.

Gjatë vitit të kaluar Nintendo në mbarë botën ka shitur 18.61 milionë ekzemplarë të konzolës Wii, gjë që prej paraqitjes së saj në nëntor të vitit 2006 tash përbën shifrën prej 24.45 milionë ekzemplarëve të konzolave të shitura.