Ofruesit e shërbimeve, rreptë kundër pedofilisë
STOPKa ndodhur një kthesë e madhe kundër pornografisë online të fëmijëve. Ofrues të caktuar amerikan të shërbimeve për qasje në internet kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me avokatin e shtetit federal New York, sipas së cilës me të gjitha fuqitë do të tentojnë të largojnë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me këtë mortajë të internetit.
Verizon, Sprint dhe Time Warner Cable janë pajtuar me avokatin e shtetit të New Yorkut, Andrew Cuom, se do të bëjnë çdo gjë, brenda fuqive të tyre, për të larguar grupet e interesit (grupet e lajmeve) dhe faqet që kanë të bëjnë me çfarëdo lidhje me shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve.
Kjo është një kthesë e madhe, duke marrë parasysh se qëndrimi i ofruesve amerikan të shërbimeve të internetit deri më tani ka qenë se nuk janë përgjegjës për veprimet e shfrytëzuesve të tyre.
Se në çfarë mënyre nga tabori i Verizon, Sprint dhe Time Warner Cable planifikojnë të zbatojnë në vepër këtë vendim, tani për tani mbetet e panjohur, mirëpo ajo që dihet është se fillimisht këtë do ta bëjnë vetën në shtetin New York, e më pas në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.