Përfshihu në ditën e shkarkimit të Firefox 3
Në rritjen meritore të popullaritetit të Firefoxit më nuk ka nevojë të shpenzohen fjalë; ky shfletues alternativ i internetit e ka caktuar daljen zyrtare të versionit 3 për nesër, 17 qershor.Edhe më herët kemi shkruar se me rastin e paraqitjes së Firefoxit 3 është paralajmëruar thyerja e Librit të Rekordeve Guinnes për shkarkimin më të madh të një softueri brenda 24 orësh. Data e caktuar është nesër, derisa edhe ju vet mund të përfshiheni në këtë fushatë promovuese duke vizituar
këtë adreseNë të njëjtën kohë në faqen përkatëse ekipi i Mozillas ka vendosur hartën e cila përshkruan shtetet me numrin e personave të cilët janë betuar për besnikëri ndaj Firefoxit.
Numri i përgjithshëm në momentin kur e kemi shkruar këtë artikull ka qenë 1.327.129, nga të cilët 4.253 janë nga Shqipëria.