Problemi më i madh për Windows 7 është çmimi!?

Nëse mund t’i besohet mendimit profesional të shefit të marketingut të kompanisë Dell, Darrel Ward, problemi më i madh për sistemin e radhës operativ Windows 7 do të jetë çmimi.
Në fakt, Ward vlerëson se çmimi mesatar i “Shtatëshit” është ai që do të ngadalësojë pranimin nga ana e përdoruesve, posaçërisht në mesin e shkollave dhe organizatave shtetërore.
Ai pohon se Windows 7 Professional do të jetë më i shtrenjtë sesa që ishte Vista Business, të cilin e zëvendëson pikërisht Professional. Ajo që edhe më shumë nuk i shkon për shtati është gjendja aktuale e vështirë ekonomike globale, e cila do të parandalojë mjaft përdorues të avancojnë Vista-n apo edhe XP-në e tyre në Windows 7.