Projektor mobil për iPhone

Është e vërtetë se iPhone ka ekran të madh, mirëpo kur dëshironi të shikoni ndonjë film me shoqërinë, ky ekran nuk do të jetë i mjaftueshëm as për ju, e lëre më për ata. Prandaj këtu është projekti mobil me ndihmën e të cilit do të mund të kënaqeni me të vërtetë me përmbajtjet video, të cilat i keni ruajtur në iPhone.
Pajisja e kompanisë Honlai quhet QingBar MP101 dhe punon krejtësisht thjeshtë: kyçni iPhone (apo iPod Touch) në të dhe ajo punon. Me të vjen edhe dizajni i shkëlqyeshëm, prandaj kjo pajisje do të duket shumë bukur në tavolinën tuaj, dhe është në pajtueshmëri me kërkesat e mëdha të produkteve të kompanisë Apple.
Fakteqësisht, nuk kemi arritur të gjejmë detajet specifike, mirëpo ajo që dimë është se ka kontrast 200:1, që nuk është edhe ndonjë gjë shumë e jashtëzakonshme.
www.apple.com