Qeveria e Gjermanisë kundër Firefoxit Pas akuzave drejtuar kah Microsoft Internet Explorer janarin e shkuar, qeveria gjermane sërish ka filluar betejën e saj me shfletuesit e internetit.

Kësaj radhe kundërshtar është Firefox, shfletuesi me kod të hapur i fondacionit Mozilla Foundation, që prej shumë përdoruesve të internetit konsiderohet si një prej alternativave më të sigurta.
Zyra Federale për Sigurinë Informatike në Berlin ka publikuar një buletin ku nxjerr në pah rreziqet për sigurinë e versionit të fundit të Firefox - 3.6. Agjencia gjermane këshillon qytetarët që të mos e përdorin derisa të rregullohen lëshimet e sigurisë në të.
Nga ana tjetër Mozilla nuk ka qëndruar duarkryq, por ka nisur menjëherë punën dhe nesër (30 mars) ka premtuar një version të ri të shfletuesit i cili do të jetë dukshëm më i mirë.