Rezultatet e Yahoo-së nuk do të ndikojnë në ofertën e Microsoftit

Gjiganti softuerik amerikan Microsoft nuk do të ndryshojë ofertën e vet për blerjen e makinës së kërkimit Yahoo, përkundër rezultateve të mira afariste të tij të realizuara në tremujorin e parë të këtij viti, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Microsoftit Steve Ballmer.
Ballmer ka theksuar se Microsofti ka ofruar mjaft para, 44 miliardë dollarë, për blerjen e Yahoo-së.

Neto fitimi i Yahoo-së në tremujorin e parë të këtij viti është rritur në 542.2 milionë dollarë, për dallim nga 142.4 milionë sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të mëhershëm.
Kjo rritje është arritur para së gjithash falë pjesëmarrjes në faqen kineze të internetit për tregti elektronike Alibaba.com.
Qarkullimi i Yahoo-së, gjithashtu është rritur në tremujorin e parë për nëntë për qind, në 1.82 miliardë dollarë, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters.