Samsung prodhon bateri me kapacitet të lartë

Kompania Samsung ka njohtuar se ka dizajnuar bateria të reja Li-Ion që ofrojnë jetëgjatësi më të madhe pa pasur nevojë të rritet madhësia e baterisë. Energjia 2800 mAh e teknologjisë së re ofron 10% më shumë punë në raport me atë 2600 mAh tipike që tani janë në përdorim. Ndryshimet që janë bërë në celulat e baterisë gjithashtu mundësojnë që ajo të mbushet më shpejtë se sa ajo normale. Kompania Samsung tani poi tenton të krijojë bateri me kapacitet prej 3000 mAh që do të ketë rreth 20% më shumë jetëgjatësi. Gjithashtu njohtohet se këto bateri do të paraqiten në treg në muajin korrik.