S’dini çfarë të bëni? Zgjidhni rastet e krimit!

Keni të nxehtë të dilni prej shtëpie? Për fat të mirë interneti është këtu. Nëse nuk dini se si t’i kaloni në mënyrë sa më argëtuese disa orë, tentoni të zgjidhni rastet e vrasjeve si detektiv në Stickville.
Pse do të luanit me një lojë me një dukje jo aq të mirë? Sepse është argëtuese dhe do t’ju nxisë të mendoni, po ashtu. Sa i takon grafikës, ajo është bërë me qëllim e tillë. Loja duket sikur të ishte e vizatuar në Paint, ndërsa me siguri edhe kështu është krijuar.
Kjo lojë aktualisht ka pesë vazhdime, ndërsa në secilin vazhdim ju duhet të zgjidhni nga një rast. Ka vrasje, zhdukje, zjarr, ndërsa ndonjëherë futeni edhe në gjëra edhe më bizare. Pasi që të shikoni vendin e ngjarjes së krimit, dhe të vëreni trupin, shumë shpejt do të kuptoni të gjitha zinxhirët.
Lojën mund ta gjeni në likun:
http://www.normandcompany.com/STICKMAN/