Së shpejti, televizor ekologjik nga Philips

Prodhuesit e aparateve televizive shpesh kritikohen se nuk janë duke bërë gjë për ambientin – prandaj prodhuesi gjigant Philips ka ndërmarrë një hap në këtë drejtim. Ky prodhues së shpejti do të hedhë në treg një model të televizorit ekologjik.
Qysh në muajin e ardhshëm në Angli do të gjendet në treg modeli i televizorit Eco Flat TV me rezolucion 1.080 pikselë, me komponentë shtesë për rregullimin e fotografisë, Pixel Plus HD, pastaj katër porte HDMI dhe altoparlantë të integruar.
Sidoqoftë, karakteristika kryesore e këtij modeli është një sensor i integruar që rregullon dritën e aparatit televiziv sipas dritës së pranishme në hapësirën ku ai është vendosur dhe sipas asaj çfarë shfaqet në TV.
Në Philips pohojnë se ky model i televizorit konsumon tri herë më pak energji se modelet të tjera të televizorëve LCD, që do të thotë njëkohësisht kursim të energjisë dhe “shpëtim” të planetit tonë.