SHBA: Superkompjuteri më i shpejtë në botë

Shkencëtarët amerikanë e kanë promovuar superkompjuterin më të shpejtë në botë.
Makina e kompanisë IBM, e quajtur Roadrunner, është në gjendje të bëjë 1 bilionë (1 mijë miliardë) kalkulime në sekondë dhe është dy herë më e shpejtë se superkompjuteri më i shpejtë aktualisht në botë.
Makina do të instalohet në Laboratorin Kombëtar në Los Alamos, dhe kryesisht do të përdoret për t'i monitoruar stoqet bërthamore në Shtetet e Bashkuara.
Kompjuteri gjithashtu do të shfrytëzohet për kërkime në astronomi, gjenomikë dhe ndryshimet klimatike.
Roadrunner ka në vete komponentë, të cilët fillimisht ishin dizajnuar për të famshmin Sony PlayStation 3.