Shpallen 100 aplikacionet më të mira Web 2.0

Për të dytin vit me radhë ekipi i CNET-it prestigjioz, respektivisht njësia e tyre download.com, shpall listën vjetore të aplikacioneve më të mira Web 2.0. Nga rreth 2.300 të nominuarat, shfrytëzuesit e internetit kanë zgjedhur 100 më të mirat.
Edhe pse shumë ekspertë spekulojnë mbi atë se a do të zëvendësojnë aplikacionet e uebit ndonjëherë në tërësi aplikacionet klasike “të tavolinës”, nuk do të lëshohemi në këtë debat, sepse një është e sigurt, secili nga ne përdorë së paku një nga shumë zgjidhje të këtij lloji. Në të njëjtën kohë, edhe nëse nuk jeni në dijeni me termin Web 2.0, është krejtësisht e qartë që së paku kohë pas kohe shfrytëzoni ndonjërën nga aplikacionet të cilat i përkasin kësaj kategorie.
Flickr, Last.fm, Facebook, Firefox, Gmail, Bebo, Joost e Wordpress janë vetëm disa nga fituesit e titullit prestigjioz të aplikacioneve më të mira Web 2.0.
Janë nominuar rreth 2.300 zgjidhje, kanë votuar gati dy milionë shfrytëzues, e CNET përfundimisht ka publikuar 10 fitues në dhjetë kategori të ndryshme. Për shumë prej tyre keni dëgjuar dhe i përdorni përditë, mirëpo kjo listë më poshtë mund të ju zbulojë edhe ndonjë tjetër që në fund nuk do të mund të ndaheni nga ajo.
http://www.webware.com/html/ww/100/2008/winners.html