Siguri e shtuar në Internet Explorer 8

Microsoft ka publikuar detajet shtesë në lidhje me përmirësimet e sigurisë në Internet Explorer 8 (IE8), që është versioni i radhës i shfletuesit të tij të internetit.
Në Microsoft veçmas theksojnë se IE8 do të jetë posaçërisht i dizajnuar që të përballet me tri fusha specifike, ku siguria është një problem i madh. Bëhet fjalë për inxhinieringun social, pikë që tradicionalisht ka qenë e dobët për shfletuesit e internetit, si dhe sulmet në serverët e internetit.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet faqeve të rrejshme dhe vjedhjes së të dhënave konfidenciale të shfrytëzuesve të internetit. Edhe pse në IE7 është integruar mbrojtja nga faqet e rrejshme, në IE8 ato do të duhej të ishin edhe më të përforcuara me teknika dhe vërejtje të reja, të cilat do të duhej të ndalonin shfrytëzuesit nga vizitimi dhe zbulimi i të dhënave të besueshme në faqe të rrejshme.
Gjithashtu është theksuar që teknologjia Data Execution Prevention (DEP), e cila do të duhej të parandalojë regjistrimin e drejtpërdrejt të kodit ekzekutues në memorien e kompjuterit, do të integrohet në versionin e ri të Internet Explorerit. Në fakt, aktualisht DEP është i përfshirë në të gjitha komponentët e rëndësishme të sistemit operativ, përveç në Internet Explorer, për shkak të problemeve të caktuara me kompatibilitetin në raport me versionet e mëhershme.