"Skënderbeu" i katërti në Kampionatin Evropian të Futbollit me Robotë
Ekipi i UBT-sëEkipi "Skënderbeu" i Universitetit për Biznes dhe Teknologji është renditur i katërti në Kampionatin Evropian të Futbollit me Robotë, që u zhvillua në Zvicër dhe Austri prej 15 deri me 22 qershor të këtij viti.
Pas kthimit nga Linzi, profesor Edmond Hajrizi, njëherësh edhe trajner i “Skënderbeut” tha se, “duke pasur parasysh se ne jemi një ekip relativisht rishtas i formuar, ishte konstatim i të gjithë pjesëmarrësve se ishim një befasi e këndshme dhe jemi mirëpritur shumë nga ekipe të cilat kanë përvojë disa vjeçare në zhvillimin e shkencës së robotikës”.
“Si debutues në këtë kampionat mendoj se kemi arritur rezultate për t’u admiruar. Studentët me ndihmën e profesorëve të tyre tanë kanë punuar me përkushtim në krijimin e strategjive të lojës. Vendi i katërt është mjaft mirë për fillim”, u shpreh Hajrizi.
Ndërkaq Artan Dërmaku, bashkëudhëheqës i Degës së Shkencave Kompjuterike në UBT dhe njëri nga ata që ka punuar për së afërmi me studentët u shpreh se “ky ishte një debutim mjaft i suksesshëm”. “Puna e kryer nga studentët rezultoi e kënaqshme dhe ne fituam vendin e katërt. Besoj se do të kemi përkrahje edhe nga universitetet partnere, pas këtij debutimi në kampionatin evropian që ta zhvillojmë edhe më tutje degën e mekatronikës dhe robotikës”.
Fitues i këtij kampionati doli ekipi i Sllovakisë, në vendin e dytë ai i Sllovenisë ndërsa vendi i tretë i takoi nikoqirit, Austrisë.
brravo brravo UBT
