Lajme
nga leoo
October 12, 2008, 02:33:08 PM

nga leoo
October 11, 2008, 04:45:41 PM
Video e javës


   Prova per te thyer rekordin boteror per mesazhin me te shpejte!


Diskutimet e fundit
[Today at 01:35:29 AM]

[Today at 01:16:00 AM]

by leoo
[October 12, 2008, 02:33:08 PM]

[October 12, 2008, 09:50:46 AM]

[October 11, 2008, 10:13:01 PM]

[October 11, 2008, 04:59:00 PM]

by leoo
[October 11, 2008, 04:45:41 PM]

[October 10, 2008, 03:40:19 PM]

[October 10, 2008, 03:24:15 PM]

[October 10, 2008, 01:40:13 AM]

[October 10, 2008, 01:29:53 AM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: "Skënderbeu" i katërti në Kampionatin Evropian të Futbollit me Robotë  (Read 233 times)
« on: June 27, 2008, 07:13:58 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 778



"Skënderbeu" i katërti në Kampionatin Evropian të Futbollit me Robotë


Ekipi i UBT-së

Ekipi "Skënderbeu" i Universitetit për Biznes dhe Teknologji është renditur i katërti në Kampionatin Evropian të Futbollit me Robotë, që u zhvillua në Zvicër dhe Austri prej 15 deri me 22 qershor të këtij viti.

Pas kthimit nga Linzi, profesor Edmond Hajrizi, njëherësh edhe trajner i “Skënderbeut” tha se, “duke pasur parasysh se ne jemi një ekip relativisht rishtas i formuar, ishte konstatim i të gjithë pjesëmarrësve se ishim një befasi e këndshme dhe jemi mirëpritur shumë nga ekipe të cilat kanë përvojë disa vjeçare në zhvillimin e shkencës së robotikës”.

“Si debutues në këtë kampionat mendoj se kemi arritur rezultate për t’u admiruar. Studentët me ndihmën e profesorëve të tyre tanë kanë punuar me përkushtim në krijimin e strategjive të lojës. Vendi i katërt është mjaft mirë për fillim”, u shpreh Hajrizi.

Ndërkaq Artan Dërmaku, bashkëudhëheqës i Degës së Shkencave Kompjuterike në UBT dhe njëri nga ata që ka punuar për së afërmi me studentët u shpreh se “ky ishte një debutim mjaft i suksesshëm”. “Puna e kryer nga studentët rezultoi e kënaqshme dhe ne fituam vendin e katërt. Besoj se do të kemi përkrahje edhe nga universitetet partnere, pas këtij debutimi në kampionatin evropian që ta zhvillojmë edhe më tutje degën e mekatronikës dhe robotikës”.

Fitues i këtij kampionati doli ekipi i Sllovakisë, në vendin e dytë ai i Sllovenisë ndërsa vendi i tretë i takoi nikoqirit, Austrisë.

brravo brravo UBT  Grin
Logged

ayih-x
« Reply #1 on: June 27, 2008, 07:48:55 PM »
VIVA IL CINEMA.™
theDirector3 Online
Administrator
Sr. Member

*****
Posts: 456



bravo ju qofte.
Logged

 
Tags: lajm  skenderbeu  UBT 
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.