Tetë megapikselë në telefon celular

Kanë rrjedhë informatat se Sony Ericsson së shpejti do të mund të paraqes celular rrëshqitës i cili do të ketë kamerë të integruar me rezolucion prej 8.1 megapikselash.
Emri i ri i Sony Ericssonit të ri, i cili sipas thashethemeve të pavërtetuara do të duhej të publikohej më 17 të këtij muaji, është C905, derisa lista e mundësive të tij është aq e gjerë saqë tingëllon pak si tepër mirë.
Siç edhe e përshkruan shenja në emërtim, bëhet fjalë për fotoaparat Cybershot, e këtë e konfirmon edhe kamera me rezolucion prej 8.1 megapikselë – që është edhe më së shumti që është integruar deri më tani në ndonjë celular. Kamerës i janë bashkuar edhe blici ksenon për fotografi dhe foto-ndriçim për incizimin e video dosjeve. Fotoaparati nuk mbetet aspak prapa pajisjeve tjera të pavarura CyberShot sipas teknologjive që mbështet, prandaj këtu gjenden Face Detection, stabilizimi i fotografisë, largimi automatik i ngjyrës së kuqe nga sytë dhe Smart Contrast.
Fotografitë dhe filmat e punuar me C905 pronarët e ardhshëm do të mund t’i shfletojnë në ekranet me rezolucion prej 240 x 320 piksela, por edhe në televizorë, falë daljes së integruar TV. Fotoaparati mbresëlënës digjital nuk është gjëja e vetme me të cilin C905 do të mund të krenohej, celulari do të duhet të posedojë pranues GPS dhe adapter WiFi.
Duket se Nokia N95 më në fund do të bëhet me një konkurrent të fuqishëm, mirëpo do të përmbahemi nga gjykimi i fundit derisa nuk të kemi marrë specifikat e plota për të.
www.sonyericsson.com