Artikuj
Comments: 1 Views: 112
Rating: (4 Votes)
By theDirector3
At January 30, 2008, 03:39:00 PM

Comments: 4 Views: 334
Rating: (8 Votes)
By theDirector3
At January 02, 2008, 10:02:00 PM
Video e javës


   Chinese hacker: No site is safe.  
Diskutimet e fundit
[Today at 03:24:27 PM]

[Today at 02:58:01 PM]

[Today at 02:51:40 PM]

by cim_
[Today at 02:19:17 AM]

[March 13, 2008, 10:22:46 PM]

[March 13, 2008, 09:05:10 PM]

[March 13, 2008, 07:21:38 PM]

[March 13, 2008, 04:49:32 PM]

[March 13, 2008, 04:48:03 PM]

[March 13, 2008, 04:25:28 PM]
Muzikë

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Thirrjet brenda rrjetit të VALA-s 50 % më lirë (RISI!!!)  (Read 14 times)
« on: March 13, 2008, 09:05:10 PM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Sr. Member

****
Posts: 253



Thirrjet brenda rrjetit të VALA-s 50 % më lirë



Bordi i Drejtorëve të PTK SH.A në mbledhjen e rregullt të mbajtur të enjten ka aprovuar lëshimin e produkteve të reja si dhe ka vendosur për zbritje të konsiderueshme të çmimeve të operatorit mobil VALA.

Më fillim nga java e ardhshme konsumatorët e VALA-s do të kenë mundësi më të mëdha zgjidhjeje në mesin e shumë ofertave të reja të cilat do t’i ofroj operatori publik VALA me çmime shumë të volitshme, thuhet në një njoftim për media të PTK-së.

Ndër produktet e reja që ofrohen janë tri pako post-paid: VALA INTRO, VALA PLUS dhe VALA EXTRA, të cilat kanë shënuar një zbritje të konsiderueshme prej 50%.

Kështu:
Pakoja fillestare VALA INTRO me 150 min kohë bisedë, ku përfshihen edhe 60 sms-a falas do të kushtojë 17.50 euro në muaj. Çmimi për thirrje për një minutë gjatë ditës do të jetë 8,4 euro cent, ndërsa pas orës 22:00, një minutë bisede do të kushtojë 4,2 euro centë

Pakoja VALA PLUS me 250 minuta kohë bisede, ku përfshihen edhe 120 sms-a falas do të kushtojë 26.09 euro në muaj. Çmimi për thirrje për minutë gjatë ditës do të jetë 7,2 euro cent, ndërkaq pas orës 22:00, 4,2 euro cent.

Pakoja VALA EXTRA me 500 minuta kohë bisede, ku përfshihen edhe 180 sms-a falas do të kushtojë 34,78 euro në muaj. Çmimi për thirrje pavarësisht nga koha e bisedës do të jetë 4,2 euro cent.

Në këto çmime përfshihet edhe tarifa mujore e cila ka shënuar një zbritje të jashtëzakonshme. Derisa në të kaluarën konsumatori ka paguar 13 euro, me zbritjen e ofruar tarifa mujore do të jetë 3 euro.

Përveç kësaj zbritje, siç pohojnë në PTK, janë eliminuar edhe të gjitha barrierat hyrëse për të qenë konsumator post-paid dhe për të realizuar qasje në roaming.

“Konsumatorët të cilët dëshirojnë të jenë shfrytëzues të shërbimeve post-paid dhe roaming prej tash e tutje do të paguajnë vetëm tarifën kyçëse prej 5 euro dhe nuk do të paguajnë me depozitat si deri më tani në vlerë prej rreth 180 euro”, theksohet më tutje në këtë komunikatë.

Oferta të reja do të ofrohen po ashtu edhe për konsumatorët pre-paid. “Tash e tutje konsumatorët pre-paid të cilët udhëtojnë jashtë vendit dhe dëshirojnë të komunikojnë përmes VALA-s, këtë mund ta bëjnë me 115 operator të ndryshëm në botë”.

Po ashtu janë liruar edhe tarifat për komunikim ndërkombëtar përmes VALA-s për 20%. Kështu çmimi për një sms ndërkombëtar prej tash e tutje do te kushtojë vetëm 10.4 euro cent.

Një ofertë të veçantë VALA ka përgatitur për klientët e saj afarist duke ofruar pako të volitshme të produkteve që do të njihen me emrat KLUBI S, M, L dhe XL. Konsumatorët që zgjedhin në mesin e këtyre pakove do të kenë mundësi të komunikojnë me tarifat më të lira në Kosovë prej vetëm 2,4 euro cent.

Realizimi i këtyre produkteve do të filloj nga java e ardhshme.
« Last Edit: Today at 01:49:05 AM by easy4bendi » Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  


Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, teknologjia, interneti, programim, harduer, softuer, filma, programe, lojra.
Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization.