Twitter e Facebook zhvendosen në Amazon Kindle Kindle është udhëheqës i paepur në tregun e pajisjeve për lexim të librave elektronike, mirëpo disa konkurrentë, si ai iPad i paraqitur kohë më parë, i paraqesin rrezik për ta humbur fronin. Mu për këtë arsye Amazon ka vendosur që në pajisjen e vet të shtojë disa mundësi të reja.

Amazon ka njoftuar për përditësimin më të ri të lexuesit të librave elektronike Kindle, i cili pronarëve të pajisjeve u sjellë mundësinë e integrimit të llogarive nga shërbimet Twitter e Facebook.
Përdoruesit të cilët shkarkojnë përditësimin do të mund të zgjedhin pjesë të caktuara të librit që lexojnë dhe ato t’i dërgojnë drejtpërdrejt në dy rrjetet e sipërpërmendura për shoqërim online.
Nga pjesa tjetër e softuerit 2.5 Kindle sjell risi si paraqitja më e qartë e tekstit, opsionin e llojit më të madh të shkronjave, mundësinë e organizimit të librave të shkarkuara në koleksione personale, zmadhim brenda dokumenteve .pdf si dhe mundësinë e mbrojtjes së materialeve të shkarkuara.