Video e javës


   CPU vs. GPU.


Diskutimet e fundit
[Today at 06:52:49 PM]

[Today at 05:05:02 PM]

by leoo
[Today at 05:00:12 PM]

[Today at 05:00:03 PM]

[Today at 04:36:54 PM]

[Today at 04:36:03 PM]

[Today at 04:34:39 PM]

[Today at 04:33:50 PM]

[Today at 04:23:17 PM]

by leoo
[Today at 04:21:27 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: UBT përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian të Futbollit  (Read 87 times)
« on: April 22, 2008, 02:17:26 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member

*****
Posts: 786



UBT përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian të Futbollit

Një ekip robotësh që luajnë futboll, i quajtur me emrin “Skënderbeu”, i disenjuar nga profesorët vendorë dhe ndërkombëtarë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe nga studentët e këtij universiteti do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të Futbollit, që organizohet në Zvicër dhe në Austri, në dy vendet që do të jenë edhe nikoqire të kampionatit evropian të futbollit.

Përgatitjet për këtë ngjarje kanë nisur që moti dhe tashmë “Skënderbeu” është i gatshëm të marrë pjesë në kampionatin që zhvillohet në Zvicër nga 15-17 qershor 2008 dhe vazhdon në Linc të Austrisë nga 19-23 qershor, bëhet e ditur në një komunikatë për media të UBT-së.

Futbolli i robotëve është implementin i lojës së futbollit të robotëve, duke përdorur robotët e programuar që lëvizin.

Organizatore e kampionatit është Federata Ndërkombëtare e Asociacionit të Robotëve (FIRA), organizëm ky i krijuar në vitin 2001, që promovon robotët për argëtim dhe lojë në Evropë.

Një ekip i vërtetë i robotëve të futbollit përbëhet nga 11 lojtarë, njëri nga të cilët është portier. Në bazë të numrit të lojtarëve përcaktohet edhe kategoria ose liga në të cilën merr pjesë ekipi.

Sipas rregullave, robotët nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se 7.5 cm dhe duhet të lëvizin deri në 12 km në orë. Loja zgjat dy herë nga 5 minuta dhe ajo ndalet nëse ndonjëri prej robotëve dëmtohet dhe duhet larguar nga fusha.

Loja e robotëve është shembull tipik i “Multi-Agent Systems” (MAS), ku robotët inteligjentë veprojnë së bashku në mënyrë kooperative dhe inteligjente.

Udhëheqës i Ekipit “Skënderbeu” në këtë kampionat është rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ndërsa pjesë e ekipit janë edhe profesori Artan Dërmaku dhe studentët, të cilët ka muaj që janë duke zhvilluar përgatitjet intensive për përfaqësim sa më të denjë në këtë garë prestigjioze.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.