Video lojëra zhvillon trurin e fëmijëve me sëmundje nervore

Duket se lojërat nuk janë vetëm sa për të humbur kohë, për nxitje të dhunës tek të rinjtë dhe gjëra të ngjashme. Në University of Missouri një lojë e përdorin si mjet për nxitjen e punës së trurit tek fëmijët me sëmundje nervore – autistët.
Guy McCormack është shkencëtari udhëheqës i njësisë për terapi profesionale dhe repartit shkencor të mjekësisë në University of Missouri. Një pjesë e punës së tij shkencore është edhe analizimi dhe vëzhgimi i punës së trurit të fëmijëve të sëmurë nga autizmi, e në punën e tij, për befasinë e shumëkujt, ai përdorë edhe një video lojë.
Loja e emëruar Space Race është e dizajnuar asisoj që me raketën e shfaqur në ekran të udhëhiqet ekskluzivisht me valët e trurit, derisa aftësimi për udhëheqje në këtë mënyrë mund të jetë me ndihmë të gjithmbarshme për zhvillimin e punës së trurit tek sëmundjet e caktuara siç është autizmi. Çdo lëvizje e suksesshme e raketës në lojë shpërblehet me efekte të caktuara audio-vizuale, që personin i cili “luan” lojën e motivon të përpiqet edhe më shumë. Të gjitha të sipërpërmendurat sjellin deri tek “ngjallja” e pjesëve të caktuara të trurit dhe me këtë përmirësimin e vëmendjes dhe përqendrimit.
Këtë teknologji të transmetimit të valëve të trurit nëpërmes sensorit deri tek kompjuteri, të quajtur neurofeedback, e ka zbuluar NASA, prej të cilëve profesori Guy McCormack edhe e ka marrë.
thompsoncenter.missouri.ed
u