
Komuniteti open source është me i pasur edhe për një version të shpërndarjes së popullarizuar të Linux-it. Pos risive dhe përmirësimeve të shumta, Ubuntu 8.04 ka shenjën LTS (Long Term Support) e cila tregon mbështetjen zyrtare trevjeçare dhe përmirësime të këtij versioni të sistemit operativ.
Ubuntu 8.04 Hardy Heron është versioni i dytë i shpërndarjes më të popullarizuar të Linuxit e cila bart shenjën LTS, e më parë se Hardy Heron këtë shenjë e ka pasur vetëm versioni 6.06 apo Dapper Drake. Secila nga versionet e Ubuntus vjen, përveç me shenjën numerike, edhe me emërtimin të cilin e zgjedhin vet shfrytëzuesit, i cili ndjek rregullin e analfabetit.
Sa u përkët risive në versionin e ri të Ubuntus, ai sjell përmirësime të shumta në fushën e sigurisë dhe stabilitetit, mirëpo nga përvoja personale duhet të themi se gjendja në këtë fushë në versionin e fundit 7.10 Gutsy Gibbon ka qenë më shumë se e kënaqshme.

Në paketën e sistemit operativ shfrytëzuesve u ofrohen edhe shumë aplikacione tjera, dhe atë në versionet më të reja, kështu që së bashku me Hardy Heron, për shembull, në mënyrë automatike do të shkarkoni edhe Firefoxin në versionin 3.
Ubuntun 8.04 Hardy Heron mund ta shkarkoni nga kjo adres:
http://hr.releases.ubuntu.com/ me çmim prej, natyrisht, zero euro, edhe besoni ose jo, në mënyrë krejtësisht të ligjshme.