*

Lajme

June 16, 2010, 01:45:50 AM

nga GWD
June 14, 2010, 10:37:07 PM

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Linux/Ubuntu nje pershkrim nga pikpamja ime...  (Read 2692 times)
« on: May 15, 2009, 05:38:55 PM »
It's an Omen
H3R0ID! Offline
GNU/Linux
special members
Hero Member

*****
Posts: 1955



Kur njerëzit e dëgjojnë fjalën Linux mendojnë në Hacking term të cilin poashtu e kanë përceptuar gabim sepse hacking është një menyrë jetese e jo një veper te cilen e bejnë të paditurit (Crackerat) të cilët mundohen me qdo kusht të sulmojne nje sistem dhe të kenë përfitime për vetveten kurse një hacker i vërtet mëson programimin pra gjuhët programuese siq janë Python, C++, Perl, Visual Basic etj...
Për të mësuar ndonjë gjuhë programimi keni një larmi nga keto por une nuk jua perferoj c++ dhe Visual Basic duhet të paguash një qmim të lartë parash. Kurse një gjuhë programuese si Python është lehtë për ta mesuar dhe ke shumë gjëra për të kontribuar me të mund të ndihmosh programimin e programeve ose lojrave te ndrryshme për Open Source Software pra Softuerin e Burimor në të cilat bëjne pjesë sistemet operative si distrot e ndrryshme te Linux dhe varianta tjera te Unix siq është FreeBSD apo OpenSolaris etj... por më i perferuari nga sistemet operative sipas meje është Ubuntu sepse ky sistem është stabil, i shpejtë, i modifikushëm në shume menyra sepse është nën liqencën GPL pra perdoruesi e ka source kodin në dorë mund ta ndrryshoj, ta përmirsoj madje dhe ta përshtat për nevojat e veta,  po kthehemi prap te Linux i cili ka shumë distro të vetat mund ta kesh sipas shijes tënde duke e dizajnuar një CD të Ubuntus apo ta instalosh në USB stick, është shumë fleksibil në gjetjen e driverave vetëm probleme mund të ketë me drivera të Wireless të cilat duhet ti instalosh me Ndiswrapper me anë të CD's se driverave te Wireless Cardes juaj për Windows, mund te ketë dhe mangesi driverash për ATI por shumë kompani të medha e mbeshtesin me drivera siq është Nvidia dhe Asus i cili ka lancuar laptopet special për Ubuntu eee Edition në të cilin përferohet distroja e ubuntus e quajtur Ubuntu Notebook Remix, është e gatshme dhe për AMD64 poashtu është, dhe versjoni i serverit për Ubuntu pra Ubuntu Server, ka dhe distro tjera sikur Kubuntu e cila është ne ambientin e desktopit KDE, kurse për kompjutera më të dobet ka zgjidhje tjera sikur Xubuntu i cili është me ambientin e desktopit Xfce, por ka dhe distro me të vogla sikur Fluxbuntu, Elbuntu etj... Për ata që nuk kanë internetin dhe nuk kanë se ku ti marrin programet është zgjidhja Ubuntu Ultimate me të gjitha softueret gati nga lojrat tek programet e gjer tek themet  kjo distro permban 1.3 GB theme kur te instalohet ne HDD kurse e tera eshte nje DVD prej 1.6 GB e super kompresuar... Po flas me shumë për Ubuntun sepse kame eksperienc më të madhe me këtë distro se me tjerat. Linuxi për softuer është një oqean i vërtet kurse Windowsi është lum i vershuar nga bugs-at dhe virusat, malwaret dhe spywaret e ndrryshem pre e te cilave mund te biesh shume lehte, mos e merrni si ofendim por ky është vetëm mendimi im. I vetmi problem që mund të hasni në distrot e linuxit është portabliteti i softuereve te Windows do të keni vetem probleme tek lojerat sa për programe ato thjesht punojne, nese doni të përdorni programe të windows në Linux me wine më mirë do punonin në Linux Mint distro e Ubuntus, nga kjo eksperienc një vjeqare me Ubuntu kamë mësuar shumë gjëra rreth softuerit dhe rreth mbrojtjes, nësë mendoni se në Ubuntu nuk punon p.sh Photoshopi, Corel Draw e shumë programe të cilat i gjeni ne windows at'herë e keni gabim sepse në Ubuntu për qdo gjë ka një alternativë për photoshop vie programi i ashtuquajtur Gimp i cili është shumë i ngjashëm me Adobe Photoshop dhe nuk keni nevoj ta instaloni sepse instalohet automatikisht kur e instaloni Ubuntun poashtu dhe mund ta gjeni ne Live CD, për Corel e keni alternativen Inkscape i cili poashtu është shumë i përdorur, nëse ju merr malli per windows e keni dhe alternativën VirtualBox në të cilën mund të instaloni qfardo OS që doni duke i dhënë sa RAM dhe sa kartel grafike doni që të punojë kam pasur dhe nje eksperiencë me këtë program është shumë i mire sidomos kur doni tv perdorni windows dhe jeni duke shkarkuar diqka në ubuntu dhe nuk doni ta ndalni pc me VirtualBox ju mund ta perdorni windowsin si të ishte në një kompjuter të vërtet, nëse doni ta kënaqni syrin keni shumë alternativa mund ta shëndrroni në pamje tv MAC-OSX apo mund ta bëni te duket si Windows Vista ka poashtu dhe efekte shtesë nga CompizFusion dhe programet tjera që i permban kjo si emerald, ka shumë lojra të ndrryshme të mbeshtetura nga Open Source siq janë disa first person shooter si:Assault Cube, Nexus, Enemyterritory Quakewarz, poashtu gjindet dhe loja horror doom3 e shume tjera nese ju merr malli per Call Of Duty me duhet të ju informoj se kjo loje me FPS do tju punoj me wine poashtu dhe Counter Strike Source e shumë lojra tjera. Nëse keni frike te kyqeni lirisht drrejtohuni tek forumet per mbështetje forumi kryesor per ubuntu është www.ubuntuforums.org këtu mund te mësoni shumë gjëra dhe të konsultoheni me perdorues, nëse nuk ju pëlqejnë forumet vizitoni www.ubuntuguide.org i cili po përkthehet në shqip dhe ka shumë material ku mund të mësoni paraprakisht. Gjitha këto programe nuk mund ti gjeni vetëm në këtë distro të mrekullueshme por dhe ne shumicën e distrove tjera të Linux eshte nje bote e mrekullueshme dhe pret per ju...

By:Heroid Shehu
« Last Edit: June 24, 2009, 10:37:41 PM by H3R0ID! » Logged

For Windows problems Reboot
For Linux problems Be Root
I type faster with Colemak check it out --> http://colemak.com/
Hmmm... Windows ---------> http://windows7sins.org/ - http://badvista.org
« Reply #1 on: May 16, 2009, 11:15:17 AM »
casp3r Offline
Hero Member

*****
Posts: 919



Heroid Qitash Em Ki Bind Plotesisht Edhe une Du Mi Marr mi provu Ubuntu ta shohim niher qysh pe funksionon
Logged
« Reply #2 on: February 05, 2010, 11:06:43 PM »
lama Offline
Newbie

*
Posts: 48



Kush munet mem nimu qysh mi conectu ubontun 9.10 desktop me internet
Logged
« Reply #3 on: February 08, 2010, 12:02:29 AM »
casp3r Offline
Hero Member

*****
Posts: 919



Lama hin aty tips and tricks video tutoriale e ki videon qe smun e gjon aty www.youtube.com/user/kuiintin une e kom uploado at video
Logged
 
Tags: Ubuntu 
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | The Documentary Films




graphics by MakeItSimple Studios. ©2010 ayih Organization. All rights reserved.
Prishtina Prishtina Info