Google paraqet platformën e vet mobile
Pas disa muaj spekulimesh dhe supozimesh rreth paraqitjes së mundshme të pajisjes telekomunikuese të Google-it, në aranzhmanin vetanak, nga tabori i gjigantit të internetit vjen lajmi se, në mesin e vitit të ardhshëm, publikut do t’i paraqitet platforma e hapur për celularë e emëruar, Android.
Sikur edhe tek kompjuterët personalë, po ashtu edhe tek celularët, do të mund të vinte deri tek rritja e numrit shfrytëzuesve të sistemit operativ Linux, duke iu falënderuar lëvizjes së Google-it. Platforma e paralajmëruar për pajisjet mobile nga tabori i Google-it është pikërisht e ndërtuar në Linux
Fatkeqësisht, tani për tani, vetëm dihet që platforma është emëruar Android, mirëpo gjërat do të mund të ishin pak më të qarta javën e ardhshme (12 nëntor) për kur edhe Google ka paralajmëruar paraqitjen e paketës së parë të softuerit për zhvillimin e aplikacioneve në Android.
Androidi do t’i paraqitet publikut nën mbikëqyrjen e Open Handset Alliance, shoqatës së përbërë nga 34 kompani softuerike dhe harduerike, të bashkuara rreth operatorëve të ndryshëm të telekomunikacionit, me një qëllim – krijimin e standardit të hapur në pajisjet mobile.
Sa i përket anës së shfrytëzuesve, pajisjet e para me Android, sipas paralajmërimeve, do të duhej të gjendeshin në treg qysh në mesin e vitit 2008.