N82 - Smartphone i ri nga Nokia
Nokia e re nuk do të nxisë ndonjë revolucion: kryesisht bëhet fjalë për përmirësime të ndryshme në krahasim me modelin rrëshqitës N81 të paraqitur kohë më parë, mirëpo kësaj radhë në shtëpizën standarde me "pllakëza".
Nokia N82 mund të falënderohet për kamerën dhe rezolucionin e optikës Zeiss prej 5 megapikselësh, blicin dhe auto-fokusin, që e vendos atë në maje të ofertave aktuale të celularëve sa i përket mundësive fotografike.
Celulari përmban edhe ekranin me diagonale prej 2.4 inçësh, komunikim GSM/EDGE dhe HSDPA (vetëm në Evropë) si dhe ka të integruar lidhjen në rrjetin Wi-Fi. Memoria mund të rritet edhe më shumë me anë të MicroSD kartelave.
Krejt kjo e kategorizon N82-shin në klasën e celularëve multimedial për ata që kërkojnë shumë, mirëpo edhe çmimi, siç e ka adet Nokia, nuk është i vogël: 450 euro.
www.nokia.com__________________________
____________________
BONUS INFO :KLIKO