Fujitsu MHZ2 - hard disk 2.5'' me 320GB

Kompania Fujitsu kthehet në treg me hard drive që ka kapacitet të madh dhe formë kompakte. Modeli MHZ2 që karakterizohet me formë 2.5" ka kapacitet 320 GB. Ky drive është i dizajnuar për aparate të ndryshme elektronike por më së shumti do të përdoret për notebook kompjutera. Drive përkrahë SATA 3.0GB/s interfejs she rrotullohet me shpejtësi prej 5400 rr/min, siguron shpejtësi prej 300 MB/s me buffer të madhësisë 8 MB. Sipas njohtimeve të kësaj kompanie, shitja do të fillojë në shkurt të vitit 2008.