Video e javës


   Gmail chat. Komunikim me zë dhe vidjo.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:22:31 AM]

[December 04, 2008, 11:38:32 PM]

[December 04, 2008, 11:16:11 PM]

[December 04, 2008, 10:32:58 PM]

[December 04, 2008, 10:24:40 PM]

[December 04, 2008, 10:19:02 PM]

[December 04, 2008, 07:52:10 PM]

[December 04, 2008, 04:34:47 PM]

[December 04, 2008, 04:00:16 PM]

[December 04, 2008, 02:38:20 PM]

[December 04, 2008, 02:30:34 PM]

[December 04, 2008, 01:58:05 PM]

[December 04, 2008, 01:53:23 PM]

[December 04, 2008, 01:43:11 PM]

[December 04, 2008, 01:40:18 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Hyrje në PHP  (Read 478 times)
« on: December 25, 2007, 03:03:58 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 816



Çka është PHP?

PHP-ja është gjuhë programuese e cila është shum e përdorur në kohen aktuale, sepse është Free dhe lehtë për të mësuar për të programuar aplikacione për Internet, poashtu edhe faqe të internetit por me ndihmë të HTML-it, duke futur kodin e
HTML-it në kodin e PHP-s.

Së pari duhet të installoni një vebserver për të programuar me PHP-n. Këtë vebserver mund ta shkarkoni këtu: http://www.wampserver.com/en/

Ky vebserver i ka këto programe:

WampServer 2.0

- Apache 2.2.6
- MySQL 5.0.45
- PHP 5.2.5

1.0 TOOLS

phpinfo( )
PHPmyadmin 2.6.1-pl3 ( Këte Tool e keni edhe në gjuhen shqipe të përkthyer)
SQLitemanager 1.0.4

Nëse e keni shkarkuar këtë vebserver i quajtur WAMP5 (Windows Apache MySQL PHP5)dhe instaluar, të gjitha ato programe më siper janë të instaluara automatikisht. Ekziston edhe një mundësi tjetër për ti instaluar të gjitha ato programe veqas (Manuall), por është diqka më e komplikume për të instaluar PHP-n në vebserver-in Apache. Kjo mundësi preferohet vetëm për ti konfiguruar të gjitha ato Programe vet (Manuall) dhe për persona që kanë eksperienc të madhe me këto programe.

Për të testuar vebserver-in, se mbas Instalimit të WAMP5-it a do të funkcionon, realizoni këto hapa:
1. Shiqoni se në cilin vend e keni Instaluar WAMP5-in dhe nise WAMP5-in (start Wampserver.exe)
2 . Hape një Browser ( si p.sh.: Internet Explorer, Firefox, Netsacape,.....)
3 . Jepeni këtë adres në Browser http://localhost/ apo http://127.0.0.1

Në qoftë se shenon në faqe diqka me WAMP5 dhe Version 1.4.4 apo Version xxxx, keni arritur ta instaloni WAMP5-in me sukses.

Tash vetëm disa ndyshime ne php.ini

Në qoftë se keni nisur WAMP5, do të shihni në anën e djatht posht në ekranë( në Windows XP) një ICON(Foto) te WAMP5-it.Klikoni aty me anën e majt në pull te mausit dhe shkoni te config files -> php.ini dhe hape php.ini.

Lype në php.ini këtë:
error_reporting = E_ALL & ~E_NOTICE dhe shkruje kështu ;error_reporting = E_ALL & ~E_NOTICE (d.m.th. me komentu këtë rreshtë)

Lyp edhe këtë: ;error_reporting = E_ALL & ~E_NOTICE & ~E_STRICT ky rreshtë është i komentum. Ne duhet me ia tërheq komentimin (d.m.th veq këtë ; me tërheq). Me në fund ruaje kët fail me të njëjtën emër se si e ka pasur dhe ndale WAMP5-in(kliko në anën e djathtë me min në ICON të WAMP5 dhe exit) dhe nise edhe njëherë për tu aktualizuar ndryshimet.

Këto ndryshime duhet për tu bërë për kët arsyje: Në qoftë se e leni ashtu siq ishte më parë , kur te shkruani një kodë në PHP dhe kur të nisni kët kodë, do të dalin disa notiza dhe shumë Warnings, të cilat mund të ju pengojn gjat programimit dhe implemementimit të një kodi si p.sh. në një vebfaqet.

2.0 Progami i parë në PHP

Qdo program në PHP fillon me <? dhe mbaron me ?>.

Shembulli 1

Hape një Editor të thjeshtë dhe shkruaje këtë:

<? echo " TUNGJATJETA"; // jepe jasht TUNGJATJETA
?>


Komenatret (d.m.th. Fjal qe nuk deshiron mi njoft nje gjuh programuese) në PHP mund ti shkruani kështu:

// Ky është një komentar

/* Ky është gjithashtu një komentar
por me shum rreshta dhe i gjat
*/



Ruaje kët shembull me një emër si p.sh.: testme.php

Ju mund te futni edhe urdhëra te HTML-it në kode të PHP-s. Si p. sh. kështu:

Shembulli 2

Ruaje kët shembull me një emër si p.sh.: testme1.php
<?
echo "

TUNGJATJETA<br O ZOTERI>";
?>


Krahasoni këto dy shembuj!


        => Break. Rendi i ri.
  => I qet shkronjat e trasha


Për të shkruar një kodë në PHP mund të përdorni Editora të thjeshtë si p.sh.: WordPad apo diqka ma profesionale si Dreamweaver prej Macromedia (nuk ështeëFree) por edhe gjithashtu Eclipse me PHP-Plugin (shiqo në Google për Eclipse PHP-Plugin) e cila është Free (www.eclipse.org).

Por për programator të cilët nuk kan lidhje ne kokë (:-) me HTML, ju preferoj ta perdorni Dreamweaver, sepse me ndihmë të këtij programi mund ti fusni automatikisht, pa pasur dijeni në HTML, Objekte të ndryshme si p.sh.: Tables, Fileds, Buttons... etj.. E kështu mund te luani me këto Objekte në PHP si të dëshironi (shiqo Shembulli 4).

Për të shiquar se qka po jep jashtë ky shembull më sipër, ruani kët fail testme.php në D:\Programme\WAMP\wamp\www\ (Kështu e kam installuar WAMP5-in).
Hape një Browser dhe jepe sie Adrese: http://localhost/testme.php dhe shtype pullen RETURN në keybord
Si rezultat do ta shihni kët: një Faqe me këtr të shkruar "TUNGJATJETA".

Për Ndihma apo Dokumentacione, Manuals të PHP-s shiqoni në http://www.php.net/

Shembulli 3

Ta përsëritmi fjalen TUNGJATJETA 10 her
Ruaje këte shembull me një emër si p.sh.: testme2.php
<?
$i=0; // së pari i është 0
while($i<10) // në qoftë se i është ma e vogël se 10
echo " TUNGJATJETA"; // jepe TUNGJATJETA jashtë
$i=$i+1; // i duhet me zmadhu se nuk nalet kurr Programi (Provone se qka po ndodh nëse nuk e jepni këtë)
endwhile;
?>



Variablat ( jo urdhërat si p.sh.: echo.., while.., if... case .. ,etj.) deklarohen gjithmon me "$" përpara.



Shembulli 4

Ruaje kët shembull me një Emër si p.sh.: testme3.php

<table width="75%" border="0" cellspacing="0" cellpadding="0">
<?
$i=0; // se pari i eshte 0
while($i<10) // nëse i është ma e vogël se 10
?>
<tr>
<td><? echo " TUNGJATJETA";?></td>
</tr>
<?
$i=$i+1; // i duhet me zmadhu se nuk nalet kurr Programi (Provone se qka po ndodh nëse nuk e jepni kët)
endwhile;
?>
?>
</table>
[/color]
« Last Edit: December 25, 2007, 03:10:26 PM by єαѕу4вєи∂ι » Logged

ayih-x
 
Tags: Prezantim i PHP 
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.