ayih ORG

albanian young intelligent hackers => Lajme => Topic started by: GjOnGji on April 30, 2010, 08:47:25 PM



Title: Google tërheqë vërejtjen për softuerë të rrejshëm
Post by: GjOnGji on April 30, 2010, 08:47:25 PM
Google tërheqë vërejtjen për softuerë të rrejshëm

Softuerët e rrejshëm kundër viruseve të cilët infektojnë kompjuterët me kode dashakeqe janë një kërcënim në rritje, thuhet në studimin e kryer nga kompania prestigjioze Google.

(http://www.telegrafi.com/fo/tekno/f.0430134518508_m.jpg)

Analiza e kësaj kompanie e cila ka përfshirë 240 milionë faqe të internetit gjatë 13 muajve të fundit ka dëshmuar se anti-viruset e rrejshme përbëjnë rreth 15 për qind të softuerit të vet dashakeq.

Cyber kriminelët mashtrojnë njerëzit të shkarkojnë programe duke i bindur përdoruesit se kompjuterët tanë janë të infektuar me virus. Pasi që të instalohet një herë ky softuer mund të vjedh të dhënat e përdoruesve dhe të shtyjë pronarin të paguaj për regjistrimin e produktit të rrejshëm. Ajo që është më shqetësuesja në tërë këtë muhabet është se pas këtyre kërcënimeve për regjistrim të anti-virusit të rrejshëm ata pranojnë të paguajnë.